SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, GJKKO shtyn për të shtunën vendimin për Sali Berishën! Avokatët zvarrisin procesin me kërkesa të 'rrëzuara'

TIRANË - Gjykata e posaçme ka shtyrë për herë të tretë seancën për dhënien e vendimit për kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë në arrest shtëpie me mbikqyrje policore dhe "ndalim komunikimi" me persona të tjerë përveç atyre të deklaruar që jetojnë me të në banesë, për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion në aferën “Partizani”. 

Ndonëse ishte parashikuar ora 15:00 e ditës së sotme që të merrej vendimi, u shty për ditën e shtunë (30 dhjetor), në orën 12:00 me arsyetimin për t'i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të depozitojnë me shkrim kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga trupi gjykues.

Dje avokatët kërkuan verbalisht përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka por ende nuk kanë dorëzuar një kërkesë me shkrim në sekretarinë e gjykatës. Më herët, ditën e sotme, mbrojtësit ligjorë të ish kryeministrit Berisha dorëzuan kërkesën e re për marrjen e materialeve audiove të seancave dhe procesverbalet, mes të cilave vendimmarrjen e gjyqtares Irena Gjoka në seancat e kaluara, për të provuar pretendimet e tyre për njëanshmëri të gjyqtares.

Avokati Gjokutaj deklaroi para medieve se pala mbrojtëse e Berishës i ka marrë materialet dhe mbi to do të përpilojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares që do ta paraqesin zyrtarisht në sekretari së bashku me provat.

"Provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.  Janë prova që provojnë një anshmëri të gjyqtares". 

Do të jetë Rudina Palloi e cila do të gjykojë kërkesën e re të avokatëve e njëjta gjyqtare që rrëzoi edhe kërkesën e djeshme që bënë avokatët për përjashtimin e Gjokës, prandaj duket si strategji e mbrojtësve për të zvarritur procesin.

Në seancën e sotme Berisha u përfaqësua nga dy avokatët e tij, ndërsa vetë ish-Kryeministri doli nga selia e PD rreth orës 15:00 kur ishte njoftuar nisja e seancës dhe shkoi në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”. Prokuroria ka kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë me argumentin se Berisha nuk ka respektuar detyrimin për t’u paraqitur pranë oficerit të policisë gjyqësore. Ish-Kryeministri Sali Berisha është person nën hetim dhe akuzohet si i dyshuar për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizanit. Nën hetim për këtë dosje është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në masë sigurie arrest shtëpie.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Masa për arrestin e Berishës u shty serish, avokati: Kemi marrë provat, do të depozitojmë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares

Masa për Sali Berishën është shtyrë sërish, pasi sipas gjykatës iu është dhënë mundësi avokatëve mbrojtës që të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares.

Pas përfundimit të seancës, avokati Genc Gjokutaj, tha se afati për të depozituar kërkesën është tre ditë. Sipas tij ata sot kanë marrë provat me të cilat mendojnë se provohet njëanshmëria e gjyqtares.

‘Siç u njoftuam dje kërkesa për depozitimin për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej 3 ditësh... gjykata e shtyu deri në orën 12 të shtunën. Të shohim deri në atë moment se çfarë vendimi. Akoma nuk e kemi dorëzuar... sot kemi marrë provat pasi kërkesa nuk bëhet pa prova.. me provat që ne mendojmë që mbështesin përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova që provojnë njëanshmërinë e gjyqtares.’- tha Gjokutaj.

I pyetur nëse janë manovra për të zvarritur procesin, Gjoktaj tha: ‘Quajeni si të doni. Do të jem prezent të shtunën.’

Ora 15:36
SPAK kërkon arrestin shtëpiak të Berishës, shtyhet sërish seanca në GJKKO! Shkak kërkesat e avokatëve

 

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për Sali Berishën sa i takon kërkesës së SPAK për arrest shtëpie ndaj ish-kryeministrit i cili akuzohet për korrupsion pasiv në privatizimin e kompleksit Partizani.

Seanca do të mbahet më 30 dhjetor, të shtunën në orën 12:00, për t i dhënë mundësi avokatëve mbrojtës të depozitojnë kerkesën për përjashtimin e trupit gjykues

Situata ku tashmë, seanca për caktimin e masës ndaj Berishës është shtyrë për të tretën herë lidhet me një strategji të ndjekur nga avokatët e tij, të cilët kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe tashmë shprehen se e kanë marrë pjesën më të madhe të materialeve audio dhe procesverbaleve të seancës ku sipas tyre provohet se gjyqtarja Irena Gjoka ka treguar njëanshmëri kundrejt tyre. 

Do të jetë Rudina Palloi ajo që do të marrë vendimin përsa i takon kërkesës së tyre për përjashtimin e trupit gjykues. 

Ora 15:05
VIDEO/ SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, Berisha pret vendimin e GJKKO-së në shtëpi

 

Avokatët kanë mbërritur në GJKKO për të marrë pjesë në seancën ku do të vlerësohet masa e sigurisë për Sali Berishën.

SPAK kërkon zëvendësimin e masës nga detyrim me paraqitje në arrest shtëpie me mbikqyrje policore pasi nuk respektoi vendimin e gjykatës.

Ndërkohë Berisha pak minuta më parë doli nga selia e Rithemelimit dhembërriti në shtëpi

 

Ora 14:24
SPAK kërkoi 'arrest shtëpie' me policë tek dera dhe ndalim komunikimi, Berisha: Më pëlqen shumë si masë! Dumani majtist i pakorrigjueshëm

GJKKO pritet të vendosë sot për masën e sigurisë arrest shtëpie me mbikqyrje policore duke i ndaluar dhe komunikimin me të tjerë.

Ndërsa djali i tij, Shkëlzen Berisha e konsideroi masë të rëndë kërkesën e SPAK  vetë Berisha thotë se i ka pëlqyer

Në konferencën e sotme liston dhe 2 arsye dhe akuzon Ramën se e ka porositur dhe nuk harron të sulmojë prokurorin Arben Kraja I cili ka firmosur masën e sigurisë

“Ajo kërkesë më ka pëlqyer shumë, por e dini pse? Sepse ajo kërkesë tregon më shumë se çdo gjë tjetër 2 gjëra, së pari se cili është Edi Rama, bastard, pasardhës i një xhelati.

Arsyeja e dytë që mua më ka pëlqyer, se kjo del pak paradoks, se është dëshmi e tmerrit që ka ai nga unë. Kjo më pëlqen, të jem i sinqertë. Unë nuk them se kam pasur qëllim tmerrin, unë kam për qëllim betejën.

Kështu që përbën një arritje reale të opozitës shqiptare me këtë akt.

Pastaj, se kush janë të drejtat e Sali Berishës dhe çfarë mund të bëjnë xhelatët e këtyre të drejtave, koha do e provojë.

Presim... Aq më tepër kur zëdhënësi i tyre bëhet ish-oficeri i policisë sekrete të Enver Hoxhës, i cili jeton në atë kohë, prandaj e mban Rama në kundërshtim me ligjin. Arrestimi i Sali Berishës është tmerri i Edi Ramës dhe porosi e Edi Ramës.

Sot sulmoi dhe kreun e SPAK, Dumani e quajti "majtist të pakorrigjueshëm" 

Skapi e merr dosjen, e thërrmon, njërën ia jep Prençit dhe Krajës, tjetrën Dumanit dhe Millonait, të tretën këtij dhe atij dhe kjo është absolutisht praktika se si të gjobiten më rëndë. Në praktikën e Edi Ramës, flas. Arsyeja pse e bëjnë këtë është se këta nuk guxojnë kurrë që qeverinë e partisë së tyre- se unë ju kam thënë që ky Dumani është një majtist i pakorrigjueshëm- pra ky nuk mund të pranojë që qeveria e partisë së tij të shpallet organizatë kriminale. 

Berisha paralajmëron dhe protesta në janar. 

"Ju them këtu se do ketë protesta të fuqishme. Pse? Absolutisht jo për Sali Berishën, kurrë. Por protesta se ata shkelmojnë në mënyrën më të paimagjinueshme interesat e vendit." 

Ora 10:08
SPAK kërkon arrest shtëpie me policë tek dera, avokatët e Berishës kërkojnë të shtyjnë sërish marrjen e vendimit, kërkesa të reja në GJKKO

1703580821_gencgjokutajdhesokolmengjesi.jpg

Avokatët e Berishës po kërkojnë të shtyjnë sërish kohën e marrjes së vendimit nga GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.

Sot dorëzuan kërkesë në gjykatë për marrjen e provave. Mbrojtësit kërkojnë audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërin e gjyqtares Irena Gjoka. 
Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Dje  avokati Gjokutaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka pasi hodhi poshtë kërkesat e tyre për lejimin e mediave në sallë dhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua gjykatës në datën 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet për korrupsion pasiv në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/12/2023 02:21

    Ky eshte nje rast i paster i /double jeopardy/.Avokatet e kerkuan nje here largimin e znj.Irena Gjoka dhe gjykata ua hodhi poshte,nuk mund te kerkojne te njejten gje,per dicka qe eshte marre nje here vendim.

    Përgjigju
  • But: 28/12/2023 19:44

    Si babai i kombit qe esht berisha mire a kete lloj aresti

    Përgjigju
  • Julia: 28/12/2023 19:06

    Nuk e ka fajin Dumani o Jari, Dumani e ka kryer punen e tij, fajin e ka gjykatesja qe nuk merr vendimin por e shtyn pa shkak

    Përgjigju
  • Scutari: 28/12/2023 19:00

    Komunisti e ka llogaritur që para 30 vitesh derën nga do të dilte nga skena prandaj ndërtoi një sistem të tillë në kurriz të demokracisë. Nëse subjekt do të ishte ndonjë qytetar i thjeshtë do të ngrinin helikopter për t'a arrestuar ndërsa këtij komunisti kanë qejf t'ia zvarrisin prangosjen. Ja pra pse drejtësia është ende nën metastazat e tij dhe klanit pasanik që i shkon prapa. Të mos ishin amerikanët rrezik do t'a kishe president sot.

    Përgjigju
  • AltinTop: 28/12/2023 18:38

    O çuna na ndihmoni pak ta shtyejme…nuk ndez.

    Përgjigju
  • simon: 28/12/2023 18:30

    Kjo ceshtje po shkon terhiqe dhe mos e keput,do Zoti te mos shkoi si puna e Lulit kur vodhi 250 mil.euro ne rrugen e kombit.

    Përgjigju
  • Niku: 28/12/2023 17:33

    Une e kam pare kete Film,, do shtyhet pa fuuuuuuuuund do nderrohen te gjithe, gjyqetarja,pastruesi,polici i sherbimit,do nderrohen dyer ,dritare corape ,breket etj. Kini besim qe vec shtyrje ka,.po te ishte ndonje popull i thjesht do ishte futur gjithe pallati ne arrest shtepie.

    Përgjigju
  • Jari N: 28/12/2023 15:56

    Po turp e faqja e zezë, nuk japin dot një masë për një Kriminel, një Non Grada të mbaruar, Jazëk mu në drejtësinë e Dumanit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet investitorja, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit