Tirane- Zbulohet data se kur Jamarbër Malltezi do të përballet me SPAK në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 5 mars, si ditën ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, që kërkon rikthimin në qeli të Jamambër Malltezit në kuadër të hetimeve për akuzën korrupsion pasiv e pastrim parash lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.
SPAK bëri bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtares së Apelit të GJKKO-së Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltezin. Rekursi i SPAK erdhi pasi Report Tv zbuloi se Olldashi ishte në konflikt interesi me familjen Berisha, pasi kishte blerë apartament me çmim preferencial 712 euro m² në një nga 19 kullat e ndërtuara në kompleksin Partizani.
Edhe vetë dhëndri i Berishës ka depozituar rekursin në Gjykatë të Lartë duke kërkuar heqje të masës së sigurisë, me argumentin se nuk ka kryer asnjë vepër penale për të cilën prokuroria ka ngritur dyshimet.
Një muaj pas arrestimit të tij në aeroportin e Rinasit, Gjyqtarja e Apelit Olldashi vendosi të ndryshojë masën e sigurisë dhënë nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka nga 'arrest me burg' në 'arrest shtëpie'
Po më 5 mars do të shqyrtohet dhe rekursi i ish kryeministrit Sali Berisha për vendimin e parë të gjyqtares Olldashi që kishte dhënë masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje'.