TIRANE- Në GJKKO u mbajt sot seanca paraprake për aferën Partizani, që ka si protagonist ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Seanca paraprake e cila nisi në orën 10:00 dhe u mbyll në orën 14:00 vijoi me argumentet e avokatit të Jamambër Malltëzit i cili kërkoi pushimin e çështjes ose dosja të rikthehet në SPAK.
U denoncua prapavija politike e këtij procesi, se Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me Sali Berishën për korrupsion të zyrtarëve të lartë, ndërkohë që ai nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështje tha avokati përfaqësues i Malltezit, Genc Gjokutaj.
Gjokutaj zbuloi dhe se dokumentet që paraqitën në SPAK për të marrë lejen për të udhëtuar drejt Gjermanisë.
"Nuk bëhet shaka me miellin e gjermanit. Kundrejt ftesave të huaja janë më fleksibël. I kemi çuar ftesën origjinale, dhe biletat e udhëtimi të zotit Berisha që e bëjnë të pamundur paraqitjen e zotit Berisha në datën 3 dhe është lënë data 17 shkurt' tha avokati Gjokutaj
Seanca paraprake do të vijojë me mbrojtjen e Fatmir Beltashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina. Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, do kthehet në SPAK apo do të pushohet. Ndërkohë në seancat e kaluara avokatët e Berishës paraqitën pretendimet e tyre.
Kryetari i PD-së Sali Berisha është marrë i pandehur për dosjen ‘Partizani’, për të cilën SPAK e akuzon se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu.
Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Në seancën e sotme të pandehurit u përfaqësuan nga avokatët e tyre. Vetëm biznesmeni Fatmir Bektashi është i pranishëm.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.4%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 727
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kundërshtohet plani për betonizimin e Drilonit nga “Kontakt”, në bashki s’dinë asgjë! Ortaku i Malltezit, Bektashi po shet pa nisur punimet! PD e Berishës asnjë fjalë
30 Mars, 14:24
-
‘Ai nga i cili isha frymëzuar...!’ Rama ironizon përsëri Berishën me bufin e kënetës me maska dhe një ‘Joker’: Më sulmoi si armik në mënyrë të pandershme! (VIDEO)
30 Mars, 14:22
-
‘Piktori 2 metra i gjatë i urren të rinjtë!’ Berisha sjell Doris Pack për tryezën e ‘kthimit të rinisë në atdhe’, por fjalimet mbahen të gjitha në anglisht: Do rihapim TikTok!
30 Mars, 13:36
-
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
30 Mars, 13:23
-
Sali Berisha ‘festival folklorik’ për Doris Pack (VIDEO)
30 Mars, 13:04
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
Mero Baze: PD duhet të ndajë mendjen nëse do të shkojmë drejt BE-së, apo do ta shkatërrojmë BE
30 Mars, 07:23
-
Zgjedhjet/ PD kërkoi përjashtimin e Bidos nga lista e PS: Është ende drejtori i Arkivave! Kandidati i PS nxjerr dokumentin: Doktor dole blof, ja akti i pezullimit
29 Mars, 15:29
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02
-
Sali Berisha sulmon BE-në: Bekoi në heshtje narkodiktaturën në Shqipëri, nuk foli kur më arrestuan mua! Vetëm Doris Pack na mbështeti
29 Mars, 13:07
-
'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së
29 Mars, 09:37
-
‘Skuqu kur i përmend emrin’, Manja replika me Gjekmarkaj: O profesor ke At shpirtëror, Zef Pllumin apo Sali Komunistin
29 Mars, 07:50