'Afera Partizani', Apeli liron nga paraburgimi Jamarbër Malltezin, e çon në 'arrest shtëpie"! Nuk ndryshon masën e sigurisë për Sali Berishën

Ka zgjatur një muaj ‘arresti me burg’ për ish dhëndrin e Sali Berishës. Gjyqtarja e Apelit të Gjykatës kundër Korrupsionit, Ilirjana Olldashi vendosi sot të rrëzojë vendimin e GJKKO-së duke ndryshuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ për Jamarbër Malltezin në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani që u pasua më pas me ndërtimin e 19 kullave duke sjellë një fitim sipas SPAK në vlerën e 5.4 milionë eurove.

Gjyqtarja Olldashi ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën, detyrim  me paraqitje të hënën e parë dhe të hënën e tretë të çdo muaji dhe ndalim të udhëtimit jashtë Shqipërisë

Vendimi i Apelit u komunikua për gazetarët nga avokati i Berishës Genc Gjokutaj

“Gjykata shpalli vendimin, duke miratuar Berishën, ndryshon pjesën për Maltezin, duke caktuar masën e sigurimit arrest shtëpie. Kjo çështje mbetet politike. Është një gërvishtje, Malltezi nuk ka asnjë lloj penaliteti. Ky është kallëzimi dhe regjistrimi i procedimit brenda një dite. E pamundur që për çështje te tilla, brenda një dite kalendarike pune të regjistrohet kallëzimi dhe procedim" u tha gazetarëve Gjokutaj.

Vendimi i Apelit i GJKKO-së urdhëron lirimin nga ambientet e paraburgimit Jamarër Malltezi në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër si dhe urdhëron të hetuarin  të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën {…} si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

Për Sali Berishën ka vendosur miratimin e vendimit të 20 tetorit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Irena Gjoka, të verifikuar me vendimin nr. 117, datë 26.11.2023 të së njëjtës gjykatë.

Avokati Gjokutaj tha se nuk do të lihet me kaq duke bërë të qartë se do të bëjë rekurs në gjykatën e Lartë.

‘Ne do vijojmë betejën. Është një betejë e gjatë” tha Gjokutaj për gazetarët. 

Jamabër Malltezi u arrestua më 21 tetor 2023 në aeroportin e Rinasit teksa po priste bashkëshorten e tij, Argita Malltezi, një ditë pasi GJKKO kishte vendosur masat e sigurisë arrest me burg për dhëndrin e Berishës, detyrim me paraqitje dhe ndalim të udhëtimit jashtë për biznesmenin dhe ortakun e Malltezit, Fatmir Bektashi dhe ish kryeministrin. Ky i fundit refuzon ta zbatojë vendimin pasi e quan antikushtetues. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Apeli I GJKKO-së ndryshon masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, ja vendimi i plotë

1698092219_jamarbrmalltezi.jpg

Ka zgjatur një muaj ‘arresti me burg’ për ish dhëndrin e Sali Berishës. Gjyqtarja e Apelit të Gjykatës kundër Korrupsionit, Ilirjana Olldashi vendosi sot të rrëzojë vendimin e GJKKO-së duke ndryshuar masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’  në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Ja vendimi i plote

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 21.11.2023, ora 11:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

-          Miratimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 117, datë 26.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit S.B.

-          Ndryshimin e vendimit nr. 112, datë 20.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të verifikuar me vendimin nr. 116, datë 23.11.2023 të së njëjtës gjykatë ndaj ankuesit J.M., si më poshtë:

-          Caktimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “Arrest në shtëpi” ndaj të hetuarit J.M., duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën {…} si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë në të njëjtën banesë me të.

-          Urdhërohet lirimi nga ambientet e paraburgimit it ë hetuarit J.M., në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

-          Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, policia gjyqësore pranë saj, si dhe policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi dhe kontrollimin e zbatimit të urdhrave të dhëna të hetuarit nga kjo gjykatë.

Ora 11:16
Apeli i GJKKO la në fuqi masën ‘detyrim paraqitje’ për Berishën, Gjokutaj: Do të shkojmë në Gjykatën e Lartë

 

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një dalje për mediat tha se vendimin e GJKKO ndaj Berishës për masën ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’ do ta çojë edhe në Gjykatë e Lartë.  

“Berisha nuk ka rrezik që të ikë. 2 herë në javë është në parlament ndërsa prokuroria e kërkon 1 në 2 javë. Ajo masë rrjedh nga një arsyetim anti-kushtetues. Të enjten kemi seancën e rradhës për humbjen e fuqisë. Do shfrytëzojmë të gjitha mjetet ligjore, do jetë një betejë e gjatë. Do të shkojmë në gjykatën e Lartë”- u shpreh Gjokutaj mes të tjerash.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 22/11/2023 01:32

    Kane te njejtin mbiemer! A ka ndonje lidhje kjo gjyqtarja me Sokol Olldashin?

    Përgjigju
    • Did: 22/11/2023 07:50

      Eshte sot ne burg zv. Ministri i shendetesise dhe detyrim paraqitje Min i shendetesise se ai qe mori kocensionin kane qenecshok shkolle qe ne ate momente nuk e kan ditur se do jene bizesmena apo ministra. Pa kryer transaksione financiare Kjo gjygjtare blen ne kohen kur ka qene gjygjtare aprtament tek Malltezi bene transaksion Financiare me qellim qe ne te ardhmen mund te ja shperbleje sic ndodhi sot me lirikin nga burgu. Eshte nje konflikt i paster intersi. Duhet te shkarkohet, se shume gjygjtare jan shkarkuar se kane gjykuar kompani kur kane bere trasksione financ. Me kete veprim ka rene besimi i kesaj gjykate. 2. Vetem nga mbiemri qe kjo gjyqtare ishte ne konflikt intersi. Gjygjtarja shkarkoi nje avokat vetem se kishte bere nje statues pa emer per berishen. Turp turp

  • Dori: 21/11/2023 22:17

    Cfar turpi,ne vend qe ta kalbi ne burg bashk me Berish kriminelin gjykata mafioze e dergon ne shtepi.Kurr nuk do ket drejtesi,thjesht show

    Përgjigju
  • Cubel breca: 21/11/2023 19:09

    Kam koh qe e them ky vend eshte i mallkuar nuk behet. Keqardhje.

    Përgjigju
    • Besnik Kapo: 22/11/2023 01:35

      Jan njerzit e mallkuar jo vendi, c’faj ka vendi i shkret qe jetojn njerzit e mallkuar ne ate vend. Dhe per kete arsye nuk behet dhe ska per tu ber.

  • tezja: 21/11/2023 18:39

    s'duhej ta kishit liruar.,,ai eshte nje hajdut i poshter..

    Përgjigju
  • drejtesi e munguar: 21/11/2023 14:00

    Per 33-vite shohim drejtesi te "tredhur" nga politika."Gjykata e re" nje vazhdim i shpelare i atyre te vjetrave,qe cdo dite bejne shou dhe jo drejtesi.Po te ishte ndonje "fukara "aty do te dergjej ,ne burg.Por Ai eshte "trashegimtari balozit" qe tund dheun dhe shkateron gjithe shtetin.Gezoni o opozitar se "fituat" mbi shtetin rumpall.Ja pse Shqaipetaret jane te detyruar te braktisin vendin e te pareve se ai vend nuk eshte me i tyre po i "balozeve grabitqare"

    Përgjigju
    • Milano: 21/11/2023 21:23

      Pergezime per shkrimin, dhe une me gjithe familjen per kete arsyje jam larguar se aty njerezit e thjesht nuk gjejne kurre drejtesi,, shqiperia eshte vend i trafikanteve, grabites te pronave i kriminelave te lidhur me gjukatat e pushtetare.

  • Blenard: 21/11/2023 13:53

    te rroi Sala pa ai e ben drejtsin ketu!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 21/11/2023 13:37

    Kam nje pyetje : Nga dje deri sot ILIRJANA OLLDASHI te pergjigjet 1-Cfare oferte i eshte ofruar nga Jamarber Malltezi 1-Sa ishte gjoba qe i ka vendos Apartamente apo qindra mijera€.Pergjigju zonje se nje dite(qofye e afert )do te shkosh ti ne banken e te akuxuarve

    Përgjigju
  • tironci: 21/11/2023 13:17

    ky esht kulmi pfff drejtesi e vdekur bejn sa per reklam arrestime,, nuk vehet kurre drejtesi per kriminelat por per te varfrit. turp turp turp turp turppp

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 21/11/2023 12:47

    O njeres te mire mos u deshperoni dhe mos u gezoni,se ajo qe me vjen te theme tani e gjithe jeten qe na ka mbetur eshte se:DEPARTAMENTI I USA-s PO LUAN ARUSHASH ME SALEHUN,OLSIN E EDVINIT,LIKELESHIN DHE TERE KUPOLEN E KORRUPTUAR@KRIMINALE TE SHQIPERISE QOFTE NE POZITE APO OPOZITE.SKEMI PARE DHE DEGJUAR ASGJE DERI TANI,NGA AJO QE DO SHOHIM E DO DEGJOJME....ESHTE MESI I FUNDIT TE PRRMTIMIT AMERIKAN I VITIT 2016 KUR ME UZDAJE 140 deputetet NGRITEN DOREN PER TE BERE REFORMWN NE DREJTESI... PRA DO TE NA DUHEN EDHE 6-7 MUAJ QE KRIMINELET POLITIKANE NE POZITE E OPOZITE TE BEJNE SHURREN NE PAGURE THOTE POPULLI YNE I SHUMEVUAJTUR.

    Përgjigju
  • minushe: 21/11/2023 12:40

    po pse bere spektakel kur e arrestove nqs per pak jave do e lironte gjykata tjeter populli ta marre vesh qe drejtesi ka vetem per te varferitdhe ata pa pushtet...:(

    Përgjigju
  • Spak i leshit: 21/11/2023 11:39

    Ka lij po ka dhe maliq

    Përgjigju
  • Si ka munci...: 21/11/2023 11:38

    Vetem te Pd-s dalin jasht, kaq shum presion u behet gjyqtarve? Apo presion leku!

    Përgjigju
  • Dakord: 21/11/2023 11:28

    Tmerr. Sapo kisha filluar të besoj te drejtësia. Sa keq :(

    Përgjigju
  • Noli: 21/11/2023 11:22

    Normale milionat i marin gjqetaret perse ti mari shteti...?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Qëndrimet e gabuara të mjeteve, ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Qëndrimet e gabuara të mjeteve, ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë