Afërdita fton Shpatin në
promovimin e këngës
Afërdita Dreshaj të hënën do të promovojë këngën e saj më të re, e cila do të lançohet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Modelja dhe këngëtarja e njohur tashmë jo vetëm brenda kufijve
Afërdita Dreshaj të hënën do të promovojë këngën e saj më të re, e cila do të lançohet në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Modelja dhe këngëtarja e njohur tashmë jo vetëm brenda kufijve shqiptarë do të vijë me një këngë të re, për të cilën ka bashkëpunuar me Bleron.
Kjo këngë ndryshe nga çfarë ka sjellë bukuroshja deri tani, flet për jetën e saj të momentin, e cila ka përbërë lajm dhe interes publik tek të gjithë.
Afërdita ndryshe nga herët e tjera ka vendosur që këtë herë të bëjë një promovim duke ftuar shumë kolegë, artistë e njerëz të tjerë të medias.
Mes shumë emrave të tjerë që ajo ka ftuar kemi mësuar se një nga ata është edhe ish i fejuari i saj, këngëtari Shpat Kasapi.
Siç duket edhe pse mes tyre lidhja e dashurisë ka mbaruar, ajo që nuk ka mbaruar është respekti që kanë për njëri-tjetrin.
Por a do të jetë Shpati prezent në këtë festë, ku me siguri do të ketë edhe shumë fotografë e sigurisht prania e të dyve në të njëjtin vend do të përbënte lajm!
Shpati: Nuk do të jem prezent!“Nuk do të jem prezent në festën që Afërdita do të bëj për promovimin e këngës së saj më të re.
Ne kemi mbetur shokë dhe flasim me njëri-tjetrin, por s’do mund të jem aty”, - ka thënë Shpati në një prononcim për suplementin “Thashethem” të shqiptarja.com.
Këngëtari pritet që këtë fundjavë të lançojë në treg dy nga videoklipet e tij më të fundit, njëri “Si Kazanova” dhe kënga tjetër bashkëpunim me këngëtaren Blerina Braka.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
16/4
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
21.6%
-
Jo
72.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Alkooli shkakton kancer’, Altin Joka: Edhe një lugë çaji alkool ka efekte kancerogjene
9 Tetor, 16:01
-
Mziu cënoi fizikisht Milva Ekonomin, gratë deputete të PS: Sulm ndaj koleges sonë! Akt i papranueshëm ndaj atyre që luftojnë për një shoqëri të drejtë
9 Tetor, 16:00
-
Dy shenjat që tregojnë se jeni një prind emocionalisht inteligjent
9 Tetor, 15:55
-
Dramë për Dani Carvajal, mund të mos luajë më futboll! Mjeku: Shanset janë 50 përqind
9 Tetor, 15:55
-
FOTO+DETAJE/ Lulzim Toci mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali! Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën
9 Tetor, 15:47
-
Himarë/ Kishin humbur rrugën në Malin e Çikës, policia shpëton turistet gjermane
9 Tetor, 15:40
-
Impotenca, pse ndodh dhe si ta trajtojmë në mënyrë natyrale / Altin Joka: Nis në tru
9 Tetor, 15:34
-
Eduard Zaloshnja: Çereku i elektoratit kryeqytetas është gri
9 Tetor, 15:25
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Dështoi te Milani, Lucas Paqueta rrezikon dënim me largim të përjetshëm nga futbolli! Tërbohen te West Ham
9 Tetor, 15:23
-
Erdogan nesër në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ja agjenda e vizitës së presidentit turk
9 Tetor, 15:17
-
Tepelenë/ 'Tempulli' prangos 48-vjeçarin, u kap me 2,4 kg hashash në banesë
9 Tetor, 15:16