AFGANISTAN - Afganistani ka vendosur të ndalojë tregtimin e gazetave pakistaneze në kuadër të eleminimit të asaj çka e konsideron propagandë anti-qeveritare në Kabul.

Një zëdhënës i qeverisë afgane tha për agjencinë e lajmeve Reuters se gazetat pakistaneze shpesh herë keqinformojnë në raportim në lidhje me administratën afgane dhe akuzojnë gabimisht trupat aleate të NATO-s si pushtues në vend që të thonë se ato po ofrojnë siguri.

Sipas tij disa prej gazetave publikojnë edhe fjalime të liderëve talebanë duke dëmtuar kështu përpjekjet e qeverisë për të vënë në kontroll situatën. "Ne i refuzojmë totalisht këto deklarime dhe ndalimi i gazetave është pikërisht për ta treguar këtë", tha zëdhënësi i qeverisë afgane.

Policia kufitare afgane është urdhëruar të bllokojë hyrjen e gazetave në provincat e Nuristanit, Kunarit që janë në kufi me Pakistanin.


(Gre.M/Shqiptarja.com)