Strehimi i afganëve në Shqipëri, ish-Myftiu Gurra: Është njerëzore, nga pikëpamja e radikalizimit s'përbëjnë rrezik! Nga ana e besimit janë si ne në Ballkan

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”, me këtë frazë e përshkruan pritjen e shtetasve afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

“Ne shqiptarëve jo na shkon, por me krenari e themi që shtëpitë tona apo edhe vendi ynë është “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Mirëpritja dhe mikpritja, dhe nuk është më aspekti humanitar që ne na duhet, qoftë edhe në aspektin religjioz, t’a analizojmë dhe të mbajmë një qëndrim tonin, është kryesor dhe primar aspekti njerëzor”, shprehet Gurra.

Gurra bën një krahasim mes asaj çfarë po kalojnë qytetarët afganë me situatën e vështirë që u përballën shqiptarët në vitin 1991, periudhën e largimeve masive përmes detit.

“Turmat apo dallgët e mijëra qytetarëve të këtij vendi, shqiptarëve, në gushtin e vitin 1991, dhe momente të tjera brenda atij viti, nuk vijnë 100% me realitetin e sotëm të qytetarëve afganë, por një ikje nga pasiguria, edhe politike. Sepse Shqipëria nuk kishte qëndruar në këmbë akoma pas ndryshimit të sistemit. Çështja e qytetarëve afganë është çështje mbijetese, ndërsa për qytetarët tanë kriza ekonomike”, thotë ish-myftiu Gurra.

Por, a u kanoset ndonjë rrezik shqiptarëve nga ardhja e këtyre pak qindra afganëve në vendin tonë, parë nga pikëpamja religjioze?

“Unë dëshiroj t’iu sqaroj edhe nga pikëpamja fetare. Këta nuk janë dhe nuk prodhojnë aspak problematika dhe nuk sjellin asnjë lloj rrezikshmërie, frymë ekstremizmi apo radikalizmi. Edhe ajo që përmendët ju, janë pjesë e elitave ose pjesë e atyre që kanë mbajtur përgjegjësi të administratës publike në Republikën e Afganistanit, sigurisht përbënë, por nga pikëpamja e frymë rave dhe linjës ekstremiste dhe radikale, absolutisht jo”, shprehet myftiu.

Edukimi fetar i Afganistanit, sipas Gurrës, ngjan me atë të rajonit tonë.

“Edhe nga ana e shkollës, si shkollë fetare brenda Islamit, janë e njëjta pak a shumë siç është në rajonin tonë, në rajonin e Ballkanit”, përfundon ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Prej disa ditësh është shtyrë ardhja e shtetasve afganë në vendin tonë për shkak të situatës së tensionuar në Kabul. Autoritetet shqiptare iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për strehimin e disa qindra afganëve bashkëpunëtorë të NATO-s dhe perëndimit.

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 21/08/2021 09:11

    O qyp.kujt I thua radikalizem to se ka disa lloj.spo flasim per kamikaze.por per ate qe ne kulturen afgane femra esht object seksual she pron.po flasim per ate qe ata skan lidhje fare me Islamin ton.po flasim per njerez per te cilat esht normale martesa me vajzen e xhajes.tezes.halles.etj.po flasim per shum gjera te cilat sja vlen te ti shpresoj ty.ta thot kete nje person qe ka jetuar 8 vjet ne afganistan.esht ulje per ne nese krahason islamin ton me te tyrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia