Gjykata Afgane dënon me vdekje 7 burra, të cilët përdhunuan dhe vodhën një grup femrash që ktheheshin nga një dasëm, në një sulm seksual të rrallë që ka tronditur gjithë qytetin dhe opinionin publik. Banda e 7 keqbërësve, disa prej të cilëve të veshur me uniforma policie, ndaluan një varg makinash ku udhëtonin gratë me familjet e tyre gjatë natës dhe nën kërcënimin e armëve i përdhunuan dhe grabiten bizhutë dhe sendet personale.

banda afgane

Kjo ngjarje ndodhi në Kabul, muajin e shkuar dhe mes viktimave të dhunuara ishte dhe një femër shtatzenë. Kjo ngjarje ka rritur tensionin dhe pasigurinë në vend për shkak se raste të tilla sulmi janë të pazakonta në shoqërinë konservatore Afganistane.

Në mbështetje të dënimit të merituar për ta, atë me vdekje, jashtë dyerve të gjykatës ishin mbledhur aktivistë të shumtë që kërkonin sa më parë ekzekutimin e vendimit, për të rritur sërisht bësimin në ligj dhe rend. 

Përdhunimi i paprecedentë i grave ka sjellë revoltim të madh në popull dhe aktivistet e të drejtave të grave shprehen të indinjuara dhe kërkojnë që femrat të mos jenë më viktima të abuzimeve të tilla.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)