KABUL - Forcave afgane të sigurisë nuk do t’u lejohet të kërkojnë ndihmën e sulmeve ajrore të NATO–s në zonat e banuara, gjatë operacioneve të tyre. Ky vendim u njoftua nga Presidenti Hamid Karzai tre ditë më pas kur gjatë një sulmi ajror mbetën të vrarë 10 civilë dhe 4 talebanë në provincën Kunar në lindje të vendit.
Sulmet ajrore të NATO-s që kanë shkaktuar edhe viktima civilë janë kthyer në një çështje problematike në marrëdhëniet midis Kabulit dhe mbështetësve të tij ndërkombëtarë.
Çështja kërcënon të destabilizojë më tej procesin e tërheqjes nga vendi të forcave ndërkombëtare, që do të përfundojë deri në fund të vitit 2014.
Gjatë fjalimit në një konferencë në Akademinë Kombëtare Ushtarake në Kabul, Karzai shprehu zemërimin e tij dhe tha se do të lëshojë një dekret të dielën se asnjë ushtarak afgan, në asnjë kusht, nuk mund të thërrasë për mbështetje të huaj ushtarake gjatë operacioneve në fshatrat tanë.
NATO do të tërheqë plotësisht trupat e saj nga Afganistani në vitin 2014, ndërkohë kalimi i kompetencave të sigurisë nga forcat ndërkombëtare tek autoritet afgane kanë filluar që në fillim të 2013-s.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com