KABUL – Qendra shëndetësore e Mjekëve pa Kufij (MSF) në Kunduz, qytet afgan i rimarrë telabanëve nga ana e ushtrisë është dëmtuar rëndë nga një bombë që shpërtheu dje në mbrëmje ku mbetën të vrarë nëntë pjesëtarë të personelit, një aksident i cili dyshohet se është ndërmarrë nga sulmet amerikane.

”Më shumë se 30 anëtarë të personelit rezultojnë të zhdukur pas sulmit”, saktësoi MSF-ja.

Në momentin e bombardimit rreth 105 pacientë dhe 80 anëtarë të personelit, afganë dhe të huaj, ishin të pranishëm në qendrën shëndetësore.

Referuar NATO-s në lidhje me sulmet ajrore ato janë pjesë mbështetëse e ushtrisë afgane në kundërofensivë në Kunduz, një sulm ajror amerikan është kryer gjatë mbrëmjes ndaj personave që kërcënonin forcat e koalicionit dhe mund të ketë shkaktuar dëme në pjesën anësore të qendrës mjekësore që ndodhej aty pranë. /ATSH/

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)