Tre ushtarë të NATO-s janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me makinë në provincën Nangarhar në lindje të Afganistanit. Dhuna shpërteu në kuadër të një ofensive vjetore të talebanëve, ndërkohë që këta të fundit kanë marrë përsipër edhe përgjegjësinë për sulmin. Ata po përpiqen të shkatërrojnë qeverinë afgane që mbështetet nga perëndimi.