/ATSH-AFP/ - Rrëzimi i një avioni transportues ushtarak amerikan C-130 ka shkaktuar të paktën 11 të vdekur në Afganistan në momentin kur luftimet e ashpra po vijojnë mes ushtrisë afgane dhe talebanëve për kontrollin e një qyteti të madh strategjik në pjesën veriore i cili ndodhet në duart e rebelëve prej disa javësh.
Avioni C-130 u rrëzua rreth mesnatës në aeroportin e Xhalalabadit, qytet i madh në lindje pranë kufirit pakistanez.
"Gjashtë ushtarakë amerikanë dhe pesë zyrtarë të një shoqërie private u vranë", njoftoi një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.
"Ekuipazhi i avionit dhe pasagjerët u vranë", saktësoi koloneli i këmbësorisë amerikane, Brian Tribus.