/ATSH-AFP/ - Të paktën 33 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën në një atentat kamikaz në mjediset e jashtme të një banke në qytetin Jalalabad, në lindje të Afganistanit.
"Shpërthimi ndodhi në mjediset e jashtme të një banke ku funksionarët kishin ardhur të kërkonin pagat e tyre mujore", deklaroi shefi i provincës Nangarhar, Fazal Ahmad Shirzad, ndërkohë që një zëdhënës i qeverisë rajonale theksoi se dhjetëra persona ishin vrarë dhe plagosur në këtë atentat.
Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid hodhi poshtë çdo përgjegjësi për këtë atentat.
/Shqiptarja.com