Tërmeti 6.3 Rihter në Herat të Afganistanit, 2400 viktima! Ekipet e shpëtimit në përpjekje për të nxjerrë të mbijetuarit

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat e tërmeteve ku humbën jetën mbi 2400 persona në Afganistan. Pakistani dhe Irani janë shprehur të gatshme të dërgojnë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare atje.

Ekipet e shpëtimit në Afganistan janë në garë me kohën në përpjekje për të nxjerrë te mbijetuar nga rrënojat e tërmetit tragjik që u mori jetën mbi 2400 njerëzve.

Administrata talebane tha se mijëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e tërmeteve në qytetin veriperëndimor të Afganistanit, Herat.

Shtetet fqinje Pakistani dhe Irani kanë thënë se janë të gatshme të dërgojnë ekipe të shpëtimit dhe ndihma humanitare në Afganistan.

“Situata është më e keqe nga sa imagjinonim në fshatrat e shkatërruara, me ekipe që përpiqen dëshpërimisht të shpëtojnë të mbijetuarit nga rrënojat me duar të zhveshura,” tha drejtori kombëtar i Ëorld Vision Afganistan.

Përforcime nga kryeqyteti Kabul kanë mbërritur për ndihmë, por vetëm një spital ishte në dispozicion. Njerëzit kanë nevojë për kujdes urgjent mjekësor, ujë, ushqim, strehim dhe ndihmë për të qëndruar të sigurt”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres shprehu solidaritetin dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet dhe të mbështesë afganët e prekur nga tërmeti, shumë prej të cilëve tashmë ishin në nevojë edhe përpara kësaj krize. Ekipet po kryejnë gjithashtu vlerësime shtesë në terren dhe po ofrojnë barna emergjente dhe tenda për klinikat shëndetësore të mbingarkuara.

Afganistani ka qenë prej kohësh një nga vendet më të varfra të Azisë dhe ka qenë i shkatërruar nga konfliktet për dekada. Talebanët morën pushtetin në gusht 2021, 20 vjet pas rrëzimit të tyre nga trupat amerikane. Marrja e talebanëve e izoloi më tej Afganistanin nga pjesa tjetër e botës dhe çoi në ndërprerjen e fondit ndërkombëtar nga Uashingtoni dhe aleatët.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit