Afganistani nën zotërimin e talebanëve, DASH: Të mos pengohen qytetarët që duan të largohen! Mbështetet edhe nga Shqipëria! Xhaçka: Të gatshëm t’u garantojmë siguri

Afganistani nën zotërimin e talebanëve, DASH: Të mos pengohen qytetarët që duan të largohen! Mbështetet edhe nga Shqipëria! Xhaçka: Të gatshëm t’u garantojmë siguri

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministrja Olta Xhaçka

Pasi talebanët morën nën zotërim Afganistatin, DASH ka bërë një deklaratë për shtyp e cila mbështetet nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera.

Referuar situatës së përkeqësuar ku mijëra njerëz po vrapojnë drejt aeroporteve për të lënë Afganistanin, DASH nënvizon se ekipet e tij po punojnë për të siguruar të gjithë qytetarët afganë. Në thirrjen e tij, drejtuar talebanëve, DASH thekson se cilido qytetar që dëshiron të largohet nga vendi nuk duhet të ndalohet dhe rrugët e largimit nga vendi duhet të mbeten të hapura.

“Duke pasur parasysh situatën e përkeqësuar të sigurisë në Afganistan, ne iu mbështesim, po punojmë për sigurinë dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.

Ata në pozitat e pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi dhe japin llogari për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, si dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil. Afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”, njofton DASH.

Kjo deklaratë e DASH është shpërndarë edhe nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila thotë se vendi jonë është i gatshëm që të strehojë dhe t'u garantojë siguri qindra afganëve. Konfirmimi nga vendi jonë për të strehuar afganët, duke pranuar kërkesën e SHBA, ka ardhur dje nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri tha se kanë mikpritur kërkesa për të vlerësuar strehimin e përkohshëm në Shqipëri të disa qindra personave, nga rrethet intelektuale dhe të grave aktiviste afgane. Pas Shqipërisë edhe Kosova u ka hapur dyert afganëve, duke pranuar strehimin e tyre. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani e cila deklaroi se menjëherë pas dakordësimit institucional qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues.

Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright kanë shprehur vlerësimet e tyre duke thënë që Shqipëria, mike dhe aleate e SHBA-së, në raste të rëndësishme populli gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.

Më 15 gusht, tabilanët kanë hyrë në Kabul, por janë zotuar se nuk do ta marrin me forcë kontrollin e këtij qyteti. Ndërkaq, presidenti afgan, Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe raportohet se ka ikur në Taxhikistan. Sot, teksa mijëra qytetarë po tentojnë të lënë vendin, në aeroportin e Kabulit janë shënuar 5 viktima. Tashmë afganistani është kthyer në një eksod refugjatësh që po përpiqen të largohen, për të gjetur shpëtim. Duke parë situatën e krijuar, sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për një zgjidhje.

Postimi i Antony Bliken

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:47
Strehimi i afganëve, Xhaçka: Shqipëria është e gatshme të presë qindra prej tyre dhe t’u garantojë siguri

Shqipëria tashmë ka filluar përgatitjet për pritjen e qinda afganëve që u kërcënohet jeta. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka përmes një reagimi në rrjete sociale thotë se vendi jonë është gati që të presë qinda afganë. teksa ka shpërndarë reagimin e DASH Xhaçka thekson se ne qëndrojmë krah për krah aleatit tonë. 

“Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, shkruan Xhaçka.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • elio: 16/08/2021 09:42

    Xhacka kshu!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë