Aflatoksina në ushqim
dhe ushqim për kafshë

Aflatoksina në ushqim <br />dhe ushqim për kafshë
Ditët e fundit, opinioni publik, që edhe në Shqipëri po bëhet dita–ditës mjaft i ndjeshëm sa i përket problemeve të ushqimeve dhe sigurisë ushqimore, është përballur me deklarata e njoftime për praninë ose jo të Aflatoksinës në qumësht. Kjo ka filluar me relatimin nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të Kosovës duke njoftuar prani të aflatoksines në qumështin e ardhur nga Kroacia, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Shqipëria. Ky konstatim e ka zanafillën në deklarimin e pranisë së Aflatoksinës në qumështin Kroat, konstatim i bërë nga Autoriteti i Bosnje Hercegovinës.

Këto deklarata dhe njoftime janë ende jo plotësisht të provuara nga laboratorë të specializuar dhe akredituar evropianë, por janë konstatuar nga analizat laboratorike vendase.
Me datën 01.03.2013 me deklaratën Nr.73, Ministria Federale e Ushqimit, Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Gjermani, informoi konsumatorin për faktin e provuar se ka përmbajtje të lartë të Aflatoksinës në misrin që origjinonte dhe ishte importuar nga Serbia për në Landin e Niedersachsen, por edhe shpërndarjen e këtij misri për ushqim për blegtorinë në landet e tjera. Komunikimi me konsumatorin është shumë i hapur, informues e jo paniksjelles, kur vërtetë dihen efektet dhe masat që do të merren në kontrollin e zinxhirit ushqimor.

Ushqimi i kafshëve me prani aflatoksinë përbën rrezik për produkte që origjinojnë nga kafshët që prodhojnë ushqime si qumësht, djathë, vezë. Aflatoksinat kanë potencial të lartë kancerogjen. Nga një analizë e bërë në disa mostra qumështi të papërpunuar rezultoi prania e aflatoksinës mbi normën europiane dhe kjo çoi në marrjen e masave urgjente për monitorim të riskut nga Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut. Në deklaratë theksohet se një tejkalim i vogël dhe afatshkurtër i vlerave të aflatoksines nuk përbën ndonjë rrezik të konsiderueshëm tek konsumatori por duhet shmangur me shpejtësi konsumi afatgjatë i produkteve me prani të aflatoksines mbi normat e caktuara.

Duke besuar se ka nevojë konsumatori shqiptar të dijë, po përpiqem të jap një shpjegim sa më të thjeshtë se ç’janë aflatoksinat në ushqim dhe në ushqim për kafshë, duke besuar se ushqimi, siguria ushqimore për një vend janë ku e ku më të rëndësishme se sa plot gjëra të tjera rutinë që vjedhin pa mëshirë vëmendjen e konsumatorit.

• Çfarë janë aflatoksinat?


Aflatoksinte gjenden ne natyre ne formen e mykotoxinave, të cilat mund të shkaktohen nga myku. Toksinat (e njohura si mykotoxina) janë te vjetra sa edhe vetë njerëzimi. Njihen më shumë se 300 mykotoxina qe shkaktohen nga më shumë se 250 lloje myqesh.
Mykotoksinat rrallë kanë efekte akute në shendetin e konsumatorit por shkaktojne probleme gjenetike dhe kanceroze. Megjithese ne vendet e Afrikes dhe Azisë janë regjistruar raste vdekje nga intoksikimi me produkte te kontaminuara te kikirikeve dhe prodhimeve me baze misrin. Prandaj edhe rregullat e kontrollit dhe caktimit te vlerave te lejueshme ne produkte ushqimore jane te rrepta.
Mykotoxinat mund të krijohen qe kur produkti eshte në fushë por edhe gjatë magazinimit te tij .Duhet te theksohet se nese ushqimi per kafshe përmban mykatoksina ( aflatoksina ), keto kalojne ne ushqimin per konsum njerezor ( i ashtuquajturi proces Carry over = mbetje).
Për shëndetin dhe mbrojtjen e konsumatorit, është thelbësore për të mbajtur vlera sa me te ulta te mundshme te aflatoksinave ne produkte ushqimore, vlera te percaktuar ne standarte. Kështu, përveç kontrollit e vetemonitorimit qe duhet te behet nga operatoret e biznesit, behet edhe kontrolli zyrtar per ushqimin per kafshe dhe ushqimin. Laboratoret e references bejne analizimin e produkteve per prani te aflatoksines dhe ne çfare mase.

Aflatoksinat zhvillohen në vende të ngrohta, në bimë me permbajtje te larte yndyre. Ketu perfshihen psh kikiriket, fistikë, lloje të tjera të arrave, miser etj.

• Si hyjne mykotoksina/aflatoksinat ne ushqimin per kafshe apo ushqim?

Aflatoksinat mundet kryesisht te krijohen si myqe gjate gjithe zinxhirit ushqimor, qe nga para korrjes ne fusha dhe më pas ne magazinim.
Por nje ndotje me myqe mund te ndodhe edhe ne fazat e ndermjetme te prodhimit, tregetimit dhe ruajtjes ne kushte shtepie.
Për më tepër, disa aflatoksina ose metabolite ( ndermjetes) merren nga mishi, qumështi apo vezët, kur kafshet jane ushqyer me ushqim me permbajtje mykotoxine. Ky proces është i njohur si "Carry over". Me përjashtim të aflatoxines M1 qe gjendet ne qumesht e transformuar nga aflatoxina B1, aflatoksinat e tjera gjenden ne produkte bimore si :
Patulin, gjendet në mollë dhe në produktet që rrjedhin nga mollët.
Ochratoxin A, fumonisins, deoxynivalenol dhe zearalenone janë zbuluar shpesh në grurë dhe misër, në kafe dhe fruta të thata.
Ergot rritet kryesisht në thekër, por edhe grurë, elb dhe tërshëra.

• Si zbulohen mykotoxinat/aflatoksinat në ushqime?

Mycotoxinat nuk mund të shihen as te nuhaten.Ato mund të provohen vetem me anë të metodave analitike në laborator.
Mykotoksinat jane rezistente ndaj temperaturave te larta dhe nuk shkaterrohen me zjerje dhe pjekje.
Por nga ana tjeter nje produkt qe shfaq myk ne siperfaqe, jo domosdoshmerisht permban mykotoksine, sepse formimi i substancave toksike varet nga lloji i mykut qe zhvillohet. Ne industrine ushqimore perdoren lloje myqesh per prodhimin e disa lloj djathrave si Penicillium per djath Roquefort ose Camenbert.

• Masat për të zvogëluar nivelin e mycotoxinave

Eshte me një rëndësi themelore parandalimi i formimit të mykotoxinave përmes zbatimit te praktikave te mira bujqësore dhe praktikave të mira të prodhimit. Në shumë raste, ulja e lagështise në kultura bujqesore, rotacioni i kulturave bujqesore, perzgjedhja e varieteteve, ul ndjeshem pranine e mykotoxinave ne produktet bimore dhe si rrjedhoje edhe ne produktet shtazore qe kane burim kafshet qe ushqehen me keto kultura bujqesore.

• Çfarë duhet te respektojne konsumatorët në jetën e përditshme?

Ushqimet duhet gjithmonë të mbahen ne vende të thata dhe të fresketa. Nese konstatohen njolla myku ose aroma te pakendshme ne lloje te ndryshme arrash, ato nuk duhet të konsumohen.
Ne rastet kur ka shfaqje te mykut ne siperfaqe te produktit ushqimor, nuk duhet kryer largimi me prerje me thike e siperfaqes se mykur por produkti nuk duhet te konsumohet. Perhapja e kerpudhes se mykut eshte e padukshme por e shperndare ne produkt. Edhe kur dyshohet se ka prani myku, me mire nuk konsumohet produkti i dyshuar.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi