AFP: Koalicioni i majtë drejt
një “fitoreje spektakolare”
Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet lokale këtë të dielën, duke vënë në provë demokracinë e brishtë të vendit ballkanik që synon integrimin në BE. Që prej rrëzimit të komunizmit në fillim të viteve 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë shoqëruar me dhunë dhe akuza për manipulim nga të gjithë palët.
Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet lokale këtë të dielën, duke vënë në provë demokracinë e brishtë të vendit ballkanik që synon integrimin në BE.
Që prej rrëzimit të komunizmit në fillim të viteve 1990, zgjedhjet në Shqipëri janë shoqëruar me dhunë dhe akuza për manipulim nga të gjithë palët.
“Më shumë sesa rezultati, rëndësi të vërtetë për këto zgjedhjeve kanë vlerat e demokracisë, të cilat duhet të fitojnë”, shprehet kreu i parlamentit, Ilir Meta duke folur për AFP-në.
Sipas sondazheve, koalicioni i udhëhequr nga socialistët është drejt një “fitoreje spektakolare” në bashkitë e vendit ku reforma administrative reduktoi numrin e tyre nga 373 në 61.
Por, lideri i ri opozitar Lulzim Basha, kreu aktual i Bashkisë së Tiranës i ka cilësuar zgjedhjet “referendum popullor kundër mazhorancës qeverisëse”.
Më shumë se 3.3 milionë njerëz kanë të drejtë vote në zgjedhjet e së dielës, ku emigrantët në Greqi dhe Itali luajnë një rol kyç në disa zona.
Kryeministri, Edi Rama i ka përshkruar këto zgjedhje si mundësi “për t’i dhënë një start të ri projekteve për zhvillimin e ekonomisë”.
BE do t’i vëzhgojë nga afër këto zgjedhje me rreth 400 vëzhgues të huaj dhe 5 mijë vëzhgues vendas.
Shqipëria, e cila është vend anëtar i NATO-s është një nga vendet më të varfra të Evropës, ku rreth 14.3% e popullsisë jeton nën minimumin jetik si dhe ka një përqindje të lartë papunësie.
Vendi mori vitin e kaluar statusin kandidat për integrimin në BE. Kjo pritet të inkurajojë progresin e vendin në luftën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar si dhe zbatimit të ligjit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09