/ATSH-AFP/ - Shqipëria i rezervoi një surprizë të hidhur Francës duke e mundur 1-0 në Elbasan në ndeshjen e fundit miqësore të sezonit dhe një vit para Euro2016, që do të zhvillohet në tokën e saj.
Djemtë e Didier Deschamps i japin fund sezonit me dy humbje, të parën para gjashtë ditëve kundër Belgjikës me rezultatin 3-4.
Këtë vit ata kanë humbur kundër Brazilit 1-3, Belgjikës 3-4 dhe Shqipërisë 0-1 dhe kanë fituar vetëm kundër Danimarkës 2-0.
Edhe nëntorin e kaluar, me Shqipërinë kaluan një moment të vështirë pas barazimit 1-1 në Rennes.
Pa imagjinatë, me probleme teknike, të ashtuquajturit "Blutë" u morën zvarrë nga Shqipëria, vend i vogël i kontinentit, që fitoi për herë të parë me Francën pas gjuajtjes së mrekullueshme të lirë të ekzekutuar nga Ergys Kaçe, në minutën e 43-të.
Si do të luajë Franca, në këto kushte, një rol lideri pas një viti?
Kjo është pyetja që duhet të shqetësojë trajnerin Didier Deschamps.
Asnjë lojtar nuk arriti të dalë nga kjo gjendje, edhe pas hyrjes në fushë të Pogbasë, Fekirit dhe Valbuenas në pjesëne dytë.
Ata rrezikuan vetëm një herë, me një gjuajtje të lirë të Valbuenas që u prit nga Berisha.
Nëse Ermir Lenjani (27? dhe 29?) dhe Valdet Rama (59?) do të kishin shënuar, atëhere humbja do të kishte qenë turpëruese.
Në mungesë të Karim Benzemasë, i dëmtuar, ekipi nuk ka marrë pikë. Fatmirësisht për të, edhe rivali për këtë post, Alexandre Lacazette, ishte thjesht një numër.
Franca do të luajë më 4 shtator në Lisbonë kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos dhe më 7 shtator kundër Serbisë.