Afrikë, OBI rezolutë për njohjen
e shtetit të Kosovës

Afrikë, OBI rezolutë për njohjen <br />e shtetit të Kosovës
AFRIKE - Këshilli i Ministrave të Jashtëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka miratuar një rezolutë për Kosovën, me të cilën u bënë thirrje të gjitha shteteve të mbetura të kësaj organizate, që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në rezolutën e miratuar në sesionin e 39-të të këtij Këshilli, të zhvilluar në Xhibuti, OBI-ja thërret shtetet anëtare të Organizatës që të shqyrtojnë njohjen e pavarësisë së Republikës e Kosovës, “e cila bazohet në të drejtën për liri dhe sovranitet dhe në praktikën nacionale”.

Në rezolutë, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të OBI-së ka mirëpritur progresin në Kosovë në 5 vjetët e shtetndërtimit, veçanërisht përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Rezoluta është bashkësponsorizuar nga Turqia dhe Shqipëria.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz