Trupi i një gruaje 41 vjeçare britanike u zbulua nga stafi i një hoteli, e shtrirë përtokë në banjon e tij, në Republikën e Ghanës,  Afrika Perëndimore.
 
Burri i saj Eric Isaiah Adusah, një profet i vetëreklamuar dhe predikues ungjillor, ishte parë të largohej nga hoteli ditën në të cilën besohej se gruaja kishte vdekur.
Ai i tha menaxherit të hotelit në atë kohë, se gruaja e tij, në muajin e tretë të shtatëzanisë, ishte e sëmurë dhe nuk donte të shqetësohej nga njeri.

Një mik i familjes pohoi se i akuzuari për krimin kishte fluturuar mbrapsht për në Londër, ku ata jetonin, por më vonë  u kthye në Ghana pasi trupi i gruas ishte gjetur nga stafi i hotelit. Stafi u detyrua  ta hapë derën me forcë pasi gruaja nuk po i përgjigjej thirrjeve të tyre.
 
Adusah po mbahet në polici, i dyshuar për vrasjen e gruas me të cilën u martua shtatorin e kaluar.
Eric Adusah  është lideri i kishës “Ministritë e Ringjalljes së Dritave Globale”, me bazë në Tottenham të Londrës Veriore dhe ka qënë një predikues në Britani që prej vitit 2010.
 
Viktima konsiderohej “Zonja e parë” e Ministrisë së të shoqit. Ajo punonte si asistente radiografie. Gruaja kishte një djalë 8 vjeçar nga një marrëdhënie e mëparshme. Djalit të vogël që jeton momentalisht me babain e tij britanik, nuk i është dhënë ende lajmi i hidhur.
 
Çifti kishte udhëtuar për në Ghanë në ditët e para të këtij muaji, për të marrë pjesë në një konferencë fetare tre ditore.

pastori

pastori

  Redaksia Online
  (Al.h/shqiptarja.com)