Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Mandela, përkujtohet në të gjithë vendin në përvjetori i vitit të parë të vdekjes së tij.
I paharruari, burrë shteti i Republikës së Afrikës Jugore, simboli i demokracisë, Nelson Mandela përkujtohet me aktivitete të ndryshme në të gjithë vendin në vitin e parë të vdekjes së tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia zyrtare filloi me vendosjen e kurorave në bustin kolosal të Mandelës që ndodhet para ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin Pretoria. Në ceremoninë e vendosjes së kurorave kanë marrë pjesë familjarë të Mandelës, miqtë e tij kundër kauzës “anti-apartheid” dhe zyrtarë të qeverisë. Zëvendës presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa pas ceremonisë së vendosjes së kurorave do të mbajë një fjalim në Parkun e Lirisë.
Qytetarët e Afrikës së Jugut do të zhvillojnë një ritual 6 minuta e 7 sekonda si simbol i luftës 76 vjeçare për liri të Mandelës. Në të gjitha shkollat, kishat, xhamitë, shtëpitë, për 3 minuta e 7 sekonda është mbajtur 3 minuta heshtje për përkujtimin e tij. Gjithashtu pritet që në këtë ditë të veçantë gjithkush të veshë bluzat me shkrim “madiba” të cila përkujtojnë Mandelën.
Mandela i cili u nda nga jeta më 5 dhjetor 2013 përkujtohet si heroi kombëtar në Afrikën e Jugut. Mandel qëndroi i burgosur për 27 vjet për shkak të luftës kundër regjimit diskriminues, më pas ai u lirua në vitin 1990. Mandela pas Apartheid (anti-diskriminim) në vitin 1994 u zgjodh President i Afrikës Jugore dhe qëndroi vetëm një mandat në detyrën si president. Aktivitetet përkujtimore, do të vazhdojnë gjatë gjithë javës në të gjithë vendin.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com