Afrikë, djali lind me sindromën deformuese në kokë, babai e braktis: 'Biri i djallit'

Afrikë, djali lind me sindromën deformuese në kokë, babai e braktis: 'Biri i djallit'

Fëmija me Sindromën deformuese

Historia e një djali që ka lindur me një sëmundje të rrallë deformuese në kokë në Ruanda, në Afrikën Qendrore, por bën xhiron e medieve ndërkombëtare.

Daily Star shkruan se mamaja e fëmijës e lindur me deformim në kokë, Bajeneza Liberata, po kërkon dëshpërimisht që djali i saj të ketë kujdes mjekësor.

Nga ana tjetër babai e ka braktisur djalin, duke thënë se ai ishte 'biri i djallit' dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për ta ndihmuar. Djali i saj duket se ka shumë dhimbje, por nuk iu ofrua asnjë mbështetje mjekësore nga mjekët.

Ndërkohë pas ndihmës së apeluar nga e ëma faqja e njohur e dhurimit “GoFundMe” tashmë ka nisur një fushatë për kujdesin mjekësor të fëmijës dhe janë mbledhur më shumë se 58 000 euro, të cilat i janë dhuruar tashmë.

Një person shkruan: "Grua e fortë, me shpresë se dashuria e saj do të përhapet dhe do të shkaktojë mrekulli në atë pjesë të botës dhe kudo që djali i saj bëhet i njohur."

Fëmija me mamanë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025