JOHANESBURG - Ka nisur rreth orës 11 të ditës së sotme ceremonia e homazheve për Nelson Mandelën, i cili u nda nga jeta 5 ditë më parë, në moshën 95-vjeçare.
Ceremonia po zhvillohet në Stadiumin Soweto të Johanesburgut në Afrikën e Jugut, dyert e të cilit u hapën në orën 6-të me orën lokale. Pjesmarrës në Homazhet për Çmimin Nobel për Paqen, janë rreth 100 vende të botës, ku parashikohet të marrin fjalën disa liderë të ndryshëm, ku mund të përmendim sekretarin e OKB-së Ban Ki Moon dhe kreu i Bashkimit Afrikan Nkosazana Dlamini Zuma.
OBAMA: MANDELA, IKONE QE I KA REZISTUAR KOHERAVE
Rreth orës 12:30 minuta, presidenti amerikan Barack Obama, gjatë fjalimit të tij, u shpreh se Mandela duhet kujtuar si një ikonë që i ka rezistuar kohërave. Obama u shpreh se gjatë kohës kur ai ishte student e kishte njohur Mandelën dhe atë çka ai bënte për njerëzimin. Obama tha se kjo gjë lëvizi diçka brenda meje, me shembullin e tij, ai më bëri mua të jem një njeri më i denjë dhe më i mirë për shoqërinë. Në fund të fjalimit të Obamës të pranishmit në stadium, u ngritën të gjithë në këmbë në shenjë respekti.
KI MOON: AFRIKA HUMBI NJE BABA
Gjatë fjalimit të tij sekretari i OKB-së Ban Ki Moon, u shpreh se Afrika humbi një hero një baba. Bota humbi një lider, Ban Ki Moon u shpreh se Mandela ishte mësuesi më të mirë për ne, ka sakrifikuar shumë për të luftuar për lirinë dhe për demokracinë. Mandela nuk i urrente njerëzit, por mundohej për të mirën e gjithkujt, duke urryer urrejtjen. Ai gjithashtu e krahasoi Mandelën me pemën e `Baobab`-it.
Homazhe do të bëjë edhe ish presidenti amerikan George W. Bush dhe gruaja e tij Laura.
Gjithashtu homazhe do të bëjnë edhe presidentët e Brazilit, Namibias, Indisë, Kubës dhe gjithashtu edhe zëvendës presidenti kinez. Homazhet për t`i dhënë lamtumirën e fundit të ashtuquajturit Madiba do të vazhdojnë deri ditën e premte.
Ndërsa varrimi i tij do të bëhet ditën e dielë, në Qunu, një fshat i vogël në Afrikën e Jugut, për të kryer kështu amanetin e presidentit Mandela, i cili kishte kërkuar që një ditë, të varrosej pikërisht në këtë vend.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com