Po gërmonin në minierë ari, humbin jetën mbi 40 minatorë në Afrikën Perëndimore

Po gërmonin në minierë ari, humbin jetën mbi 40 minatorë në Afrikën Perëndimore

Foto ilustruese

Më shumë se 40 minatorë artizanalë të arit u vranë në Malin jugperëndimor. Boshti ku ata po punonin u shemb. Incidenti në Mali ndodhi të premten në një vend në Kangaba Cercle në rajonin jugperëndimor të Koulikoro, tha ministria e minierave në një deklaratë.

Sipas zenedhesit te ministrise Baye Coulibaly, numri i viktimave eshte ende i pacaktuar. Coulibaly pohon se “Gold Panner“ kanë gërmuar ne  galeri pa respektuar standardet e kërkuara, duke shkaktuar keshtu aksidentet.

"Ministria do të dërgojë perforcime në zonën Kangaba të enjten për të marrë më shumë detaje mbi aksidentin", tha ai. 

Minierat artizanale janë një aktivitet i zakonshëm në pjesën më të madhe të Afrikës Perëndimore. Prodhimi është rritur vitet e fundit për shkak të kërkesës për metale dhe rritjes së çmimeve, raporton CNN.

Aksidentet vdekjeprurëse janë të shpeshta pasi minatorët artizanal përdorin metoda të vjetra per gërmimin. Sipas të dhënave të ministrisë së minierave, rreth gjashtë ton ari u prodhuan në miniera artizanale në Mali në vitin 2023.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë