Në Milano është dita e Ruben Loftus-Cheek. Mesfushori anglez zbarkoi në Milano mbrëmjen e djeshme, teksa mëngjesin e sotëm në orën 8:30 shkoi në klinikën "La Madonnina" për të kryer pjesën e parë të testeve mjekësore të nevojshme për të vërtetuar aftësinë e tij sportive.
Pas vizitave, ish-lojtari i Chelsea-s do të pushojë për disa orë në hotel para se të shkojë në selinë për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë me Milanin deri në vitin 2028. 27-vjeçari ka luajtur 155 ndeshje te Chelsea, duke shënuar 13 gola.