Afro 11 mijë maturantë duan të studiojnë jashtë Shqipërisë! Pedagogu: Duhet reformë për pagat dhe kontrata punësimi

Afro 11 mijë maturantë këtë vit kanë aplikuar për të vazhduar studimet jashtë Shqipërisë. Njohësit e këtij fenomeni thonë se në lojë janë shumë arsye. Ndaj zgjidhjet për mbajtjen e të rinjëve brenda vendit, shihet tek reformat arsimore, punësimi i garantuar dhe paga

Nga rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin, 10 mijë e 873 prej tyre kanë aplikuar për studime jashtë vendit. Shifrat e siguruar  nga Report Tv  tregon se1/3 e maturantëve kanë plotësuar formularin A1dhe kanë zgjedhur opsionin Aplikon për jashtë “Po”.

Vetë maturantët më herët janë shprehur se  mundësitë e shtumta të punësimit dhe cilësia e zhvillimit dhe formimit  të tyre professional në vendet perëndimore  I nxisin ato drejt braktisjes së vendit të tyre, pa ditur nëse do të kthehen më.

Një nga shtysat për vendimin, sipas sociologes Entela Binjaku, janë prindërit që  kërkojnë  më shumë për fëmijët e tyre cilësi në mësimdhënie.

“Zgjidhjet e problemit, pedagogu I shkencave Pirro Prifti e shikon tek reformimi në sistemin e pagave dhe kontrata të menjëhershme punësimi pas studimeve. Prifti merr si shembull rastin e studentëve të mjekësisë”, tha sociologia Entela Binjaku.

 “Këtë vit për maturantët që do të studiojnë në Shqipëri nuk ka më 3 raunde regjistrimi, por vetëm dy. Aplikimi në universitet bëhet në portalin U- Albania dhe aplikimet për raundin e pare ku përzgjidhen 10 programe studimit nga maturantët nisin nga 29 korriku deri në 3 gusht”, tha Pedagogu Pirro Prifti.

MATURANTET QË DUAN TË IKIN JASHTË
MATURA SHETËRORE 2023     10873 MATURANTË
MATURA SHETËRORE  2022    12166 MATURANTË
MATURA SHETËRORE             10906  MATURANTË

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 12/07/2023 19:46

    E bëjmë Shqipërinë një burg të madh dhe i mbajmë të rinjtë këtu.

    Përgjigju
    • Shqipëria tashmë është një burg i madh: 13/07/2023 09:23

      Po

  • emri: 12/07/2023 16:37

    mos u jepni deftesen e pjekurise, te rine aty dhe nje 5vjecar.

    Përgjigju
    • Mbiemri: 12/07/2023 17:51

      Pas 5 vitesh duhet me patjetër t'i kapni e t'i dënoni me burgim të përjetshëm studentët me akuzën se kanë shpërdoruar detyrën, dhe taksat tona jo të tyre, kujdes se mbase ju arratisen.

  • Ecni: 12/07/2023 16:16

    Tregu i punës është primitiv, i pa rregulluar, pa rregulla , i lënë në mëshirën e biznesmenave të krimit. Siguria ekonomike sociale shëndetsore janë përtokë.

    Përgjigju
  • Nepotizmi: 12/07/2023 16:03

    Politikanët e dështuar shqiptar me politikat e dështuara të tyre do i nxjerr si jashtëqitje ekonomia globale. Nuk doni të punoni me/për popullin tuaj, ja keni me të futme popullit tuaj, ata ikin e ju shpejt do përballeni me globalizmin e egër, ku vendi më i mirë fiton. Në cilën skuadër/vend do të jetë populli? Jo në Shqipëri

    Përgjigju
  • gasper: 12/07/2023 15:43

    Sa te pasur qenkan keta qe duan te studjojne jashte, ketu ankohen se skemi leke.

    Përgjigju
    • Trimi: 12/07/2023 16:36

      Nuk jane te pasur, por me mend. Fitojne bursa studimi jashte dhe pune e sigurte me pagese te mire, ku mardhenia e punes e rregulluar me ligje qe zbatohen

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja