Këtë të mërkurë Ministria e Arsimit ka  publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2026.

Provimin e kanë dhënë 25,015 maturantë, ndërsa vetëm 367 prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 98.53%, më e larta në tre vitet e fundit.

Gjithashtu, 135 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00. Krahasuar me vitin e kaluar në 2025-ën 216 morën notën maksimale, teksa ngelën 399 maturantë.

Nota mesatare për provimin e gjuhës së huaj këtë vit është 7.6, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al. 

Sipas statistikave pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar me nota që variojnë nga 7.0 deri në 9.9, me peshën më të madhe që e mban grupi i notave 9.0–9.99, ku renditen 6 816 maturantë.

Provimi i radhës që do të japin maturantët është ai i matematikës në datën 16 qershor. Ndërkohë provimi i fundit, ai me zgjedhje do të mbahet më 23 qershor.

Kliko këto për të lexuar rezultatet e plota