Këtë të premte Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore 2026.

Provimin e kanë dhënë 25,011 maturantë, ndërsa vetëm 325 prej tyre kanë mbetur, çka përkthehet në një kalueshmëri prej 98.70%.

Gjithashtu, vetëm 27 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.

Nota mesatare për këtë vit është 7.6, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al.

Sipas statistikave pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar me nota që variojnë nga 7.0 deri në 9.9, me peshën më të madhe që e mban grupi i notave 0.0–8.99, ku renditen 5, 357 maturantë.

 

Kliko këtu për të parë rezultatet e plota