Afro 11 mijë maturantë këtë vit kanë aplikuar për të vazhduar studimet jashtë Shqipërisë. Njohësit e këtij fenomeni thonë se në lojë janë shumë arsye. Ndaj zgjidhjet për mbajtjen e të rinjëve brenda vendit, shihet tek reformat arsimore, punësimi i garantuar dhe paga

Nga rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin, 10 mijë e 873 prej tyre kanë aplikuar për studime jashtë vendit. Shifrat e siguruar  nga Report Tv  tregon se1/3 e maturantëve kanë plotësuar formularin A1dhe kanë zgjedhur opsionin Aplikon për jashtë “Po”.

Vetë maturantët më herët janë shprehur se  mundësitë e shtumta të punësimit dhe cilësia e zhvillimit dhe formimit  të tyre professional në vendet perëndimore  I nxisin ato drejt braktisjes së vendit të tyre, pa ditur nëse do të kthehen më.

Një nga shtysat për vendimin, sipas sociologes Entela Binjaku, janë prindërit që  kërkojnë  më shumë për fëmijët e tyre cilësi në mësimdhënie.

“Zgjidhjet e problemit, pedagogu I shkencave Pirro Prifti e shikon tek reformimi në sistemin e pagave dhe kontrata të menjëhershme punësimi pas studimeve. Prifti merr si shembull rastin e studentëve të mjekësisë”, tha sociologia Entela Binjaku.

 “Këtë vit për maturantët që do të studiojnë në Shqipëri nuk ka më 3 raunde regjistrimi, por vetëm dy. Aplikimi në universitet bëhet në portalin U- Albania dhe aplikimet për raundin e pare ku përzgjidhen 10 programe studimit nga maturantët nisin nga 29 korriku deri në 3 gusht”, tha Pedagogu Pirro Prifti.

MATURANTET QË DUAN TË IKIN JASHTË
MATURA SHETËRORE 2023     10873 MATURANTË
MATURA SHETËRORE  2022    12166 MATURANTË
MATURA SHETËRORE             10906  MATURANTË