Rreth 60 000 persona janë infektuar me COVID që nga fillimi i pandemisë në Kosovë.
1,492 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 52 000 janë shëruar nga COVID. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52,208 raste. Aktualisht në Kosovë, numri i rasteve aktive është 6,231.
Ditën e djeshme për 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID 5 persona, ndërkohë që janë shënuar 285 raste të reja si dhe janë janë shëruar 260 pacientë. Ndërkaq betejën me virusin e kanë fituar 260 qytetarë.