Ndërrojnë jetë 5 persona nga Covid-19 në Kosovë, shënohen 285 raste të reja

Ndërrojnë jetë 5 persona nga Covid-19 në Kosovë, shënohen 285 raste të reja

Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 5 persona, ndërkohë që janë shënuar  285 raste të reja.

Sakaq betejën me virusin Covid-19 e kanë fituar 260 qytetarë.

 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.686 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

Një ditë më parë në Kosovë u konfirmuan 3 raste pozitive me variantin britanik të COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për mediat tha se disa ditë më parë IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për analizë, nga të cilat 3 dolën pozitive me variantin britanik të COVID-19.

“Nga 35 mostra që i kemi dërguar, 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv”, ka thënë Zemaj në konferencë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën

Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën