Afron dita e derbit të madh
Partizani e Tirana bëhen gati

Afron dita e derbit të madh<br />Partizani e Tirana bëhen gati
Për herë të tretë këtë sezon dy skuadrat kryeqytetase do të përballen midis tyre në një ndeshje që vlen shumë më tepër se pikët. Bardheblutë kanë kohë që nuk gjejnë fitoren përballë të kuqve dhe aktualisht ndodhen sërish në një situatë jo edhe aq favorizuese.

Kërçiku e Domgjoni
Tirana me dy mungesa të sigurta në derbin e 148-të të kryeqytetit ndaj Partizanit. Gjatë seancës stërvitore të kësaj të shtunë, është konfirmuar pamundësia e Kërçikut për të qenë në fushë në supersfidën e të hënës, por edhe e Domgjonit, që gjithashtu ka patur një problem muskular në pulpë. I vetmi shqetësim për Josën është zëvendësimi i Kërcikut në të djathtë, pasi në qendër të mbrojtjes mbeten të konfirmuar Muca me Teqjen.

Një alternative e besueshme mund të konsiderohet i riu Cake, për të mos djegur për fazën sulmuesi një element shumë të rëndësishëm se Afrim Taku, që ka shënuar 8 gola më kampionat. Lajmi i mirë për stafin teknik është riaftësimi i Akuah dhe Moise, që kishin shqetësuar jo pak ambientin bardhebklu në fillim të javës. Drejtuesit e ka grumbulluar skuadrëm që këtë të shtunë, ndërsa një ditë para derbit do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore, ku Josa do të vendosë përfundimisht për formacionit titullar ndaj të kuqve.

Trashi
Tre sezone te Partizani, 20 ndeshje këtë sezon dhe një gol i shënuar. Lorenc Trashi është padyshim njeriu që ndryshon ritmin e ekipit të kuq. Për të vlerësuar rëndësinë e tij në skemat e Starovës mjafton të kthehemi pas në kohë për të analizuar transfertën e Gjirokastrës ku mesfushori 24-vjeçar mungoi dhe Partizani vuajti shumë për të gjetur ritmin. Në prag të derbit të tretë sezonal, lojtari i lindur në Gramsh e pranon se kjo është një sfidë shumë e rëndësishme, por jo vendimtare. 6 pikë nga Kukësi por ende një sezon i gjatë, Trashi beson se ndeshjet direkte do të jenë vendimtare për çështjen e titullit. “Nuk mund të them që është derbi më i rëndësishëm, por ndeshja e radhës më e rëndësishme duke parë pozicionin që kemi në klasifikim dhe situatën që po kalojnë.

Kampionati është ende i gjatë duke parë që nuk jemi ndeshur ende me Kukësin dhe Skënderbeun. Mendoj se çdo gjë do të vendoset ne ndeshjet direkte”. Në kryqeytet, derbi jetohet çdo ditë dhe Trashi e pranon se me kalimin e viteve trendi ka ndryshuar sepse tifozët i kërkojnë diçka më shumë se fitorja ndaj Tiranës. “Tifozet mendojne se tituli eshte kryesor duke ditur qe kemi kohe qe nuk hmbasim ne derbi”. Në fund, mesfushori 24-vjeçar e pranon se një gol në derbi e ëndërron, por e rëndësishme në të tilla sfida është fitorja dhe jo njeriu që arrin të shënojë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos