Afron TIFF, aplikojnë 5 464
filma nga 107 vende të botës

Afron TIFF, aplikojnë 5 464<br />filma nga 107 vende të botës
TIRANE - Organizatorët pohojnë se këtë vit në edicionin e 12 të TIFF kanë aplikuar 5,464 filma nga 107 vende të botës, prej të cilëve nga Europa 3,417, Amerika e Jugut 748, Azia 436, Amerika e Veriut 335, Afrika 323 dhe nga Australia 178 filma.

Të apasionuarit me kinemanë do të kenë mundësi të ndjekin një sërë filmash sipas kategorive të programuar tërësisht për ta, si kategoria fiction, filmi i animuar, eksperimentali dhe një përzgjedhje tërësisht e përkushtuar për dokumentarin. Deri tani nga 5,464 filma 526 janë të metrazhit të gjatë dhe 4,938 filma të shkurtër.

Më shumë filma janë regjistruar në kategorinë fiction me 4,039, dokumentarë 803, eksperimentalë 337 dhe të animuar 285 filma. Viti i prodhimit të filmave është 2,271 në vitin 2014 dhe 2,947 filma në vitin 2013. Vërehet një rritje e ndjeshme këtë vit në aplikimet e bëra në krahasim me vitin e kaluar kur kishim vetëm 1,200 filma nga 92 vende të botës.

E reja këtë vit është “Festivali i Rrugës”, i cili do të zhvillohet tek Pedonalja. Rruga do të jetë e mbyllur për trafikun dhe do të transformohet në një shëtitore për këmbësorët me një tunel të lehtë, me koncerte muzikore, projeksione në natyrë e më shumë. “Festivali i Rrugës” do të jetë e hapur gjatë gjithë javës së TIFF. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato