Afron vizita e Papa
Françeskut në Shqipëri
Ndërkohë që puna me përgatitjet për rregullimin e Tiranës dhe organizmin e pritjen e Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator po vazhdon me intensitet, fondet e lëna në dispozicion nuk kanë mjaftuar.
TIRANE- Ndërkohë që puna me përgatitjet për rregullimin e Tiranës dhe organizmin e pritjen e Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator po vazhdon me intensitet, fondet e lëna në dispozicion nuk kanë mjaftuar. Kështu që qeveria ka dhënë dje një shtesë fondesh prej 29 400 000 (njëzet e nëntë milionë e katërqind mijë) në buxhetin e vitit 2014, miratuar për ministrinë e kulturës, për përballimin e shpenzimeve, në kuadër të organizimit të punëve në vijim të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri.
Vendimi sipas deklaratës zyrtare është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.185/2013. Në këtë vendim thuhet se “Ministrisë së Kulturës, në buxhetin e miratuar për vitin 2014, t’i shtohet fondi prej 29 400 000 (njëzet e nëntë milionë e katërqind mijë) lekësh, i ndarë, si më poshtë vijon: a) 8 748 128 (tetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë e njëqind e njëzet e tetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve të shtesës së punimeve në zbatim të projektit
“Për ndërhyrje rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza”; 10 578 262 (dhjetë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë, për mbulimin e shpenzimeve për shtesë fondi në zbatim të projektit “Për realizimin e dekorit të qytetit të Tiranës në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri” si dhe aspektet organizative e protokollare të ceremonialit të vizitës së Papa Franceskut; 1 673 610 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e dhjetë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve “Për realizimin e altarit të meshës që do të mbajë Papa Françesku”; 8 400 000 lekë (tetë milionë e katërqind mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve që do të kryhen për realizimin ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të ardhjes në Shqipëri të Papa Françeskut.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Visar Zhiti: 470 vjet Meshar dhe një lutje presidentit
5 Janar, 22:49
-
VIDEO/ Roma fiton 2-0 derbin kundër Lazios, futbollistët përleshen në 'Olimpico'
5 Janar, 22:40
-
Terri në gjysmën e vendit për 1 orë, zëvendësi i Ilir Metës ja vë fajin dy TEC-eve lundruese që erdhën nga SHBA
5 Janar, 22:39
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
5 Janar, 22:10
-
Fier/ Plagosje me armë zjarri te 'Kryqëzimi i Zogut të Zi', policia në ndjekje të autorit
5 Janar, 21:54
-
Trofeu i Superkupës diskutohet me Milanin, Inzaghi: Të mësojmë nga gabimet e derbit të fundit
5 Janar, 21:34
-
Zbulohet ditari i panjohur i Gjergj Dimitrovit: Jugosllavët kanë frikë se Stalini po ua heq Shqipërinë nga duart
5 Janar, 21:27
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Serbia shqyrton mundësi për furnizimet me naftë e gaz pas sanksioneve të supozuara amerikane
5 Janar, 20:37
-
VIDEO/ Çudira nga Portugalia, fusha vijëzohet me qumësht! Ndeshja nis me 15 minuta vonesë
5 Janar, 20:36
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', PSG mposht 1-0 Monacon dhe fiton Superkupën e Francës
5 Janar, 20:02
-
Austria, drejt bisedimeve për koalicion të udhëhequra nga partia e ekstremit të djathtë
5 Janar, 20:00