Aftësia e kufizuar, ja sa rritet
pagesa sipas kategorive

Aftësia e kufizuar, ja sa rritet<br />pagesa sipas kategorive
Ndryshon pagesa për aftësinë e kufizuar. Një udhëzim i ri Ministrisë së Mirëqenies Sociale përcakton masën e pensionit që do të marrin të gjithë personat me aftësi të kufizuar.

Sipas këtij udhëzimi pagesa bazë do të jetë 10 mijë e 287 lekë, ndërkohë që pagesa për fëmijët fillon nga 4 629 lekë.

Sipas vendimit këtë pagesë e përfitojnë: Personat, të cilëve u është kufizuar aftësia, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore, të intelektit, psikiko/mendore, të lindura apo të fituara gjatë jetës nga aksidente, sëmundje, të përkohshme apo të përhershme, që nuk vijnë nga shkaqe, që lidhen me punësimin, e vërtetuar kjo nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), përfitojnë pagesë për shkak të aftësisë së kufizuar. Të njëjtën masë përfiton edhe kujdestari i personit me aftësi të kufizuar.

Vendimi i Plotë i qeverisë
 
- Pagesa bazë për shkak të aftësisë së kufizuar, e përcaktuar në pikën 2, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, është 10,287 lekë në muaj.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 6,172 lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “b”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 8,230 lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “c”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 10,287 në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “ç”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për personat mbi 18 vjeç, është 12,344 lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “d”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 4,629 lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “dh”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 6,173  lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “e”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 7,715  lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 2, germa “ë”, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për fëmijët, është 9,258 lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
- Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 16, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për shërbimet gjithëpërfshirëse të ndihmësit personal, është 12,344 lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.
-Masa e përfitimit të aftësisë së kufizuar, të përcaktuar në pikën 17, të kreut IV, të VKM-së nr. 431, datë 8.6.2016, për shërbimet e herëpas-hershme të ndihmësit personal, është 8,230 lekë në muaj për personat e përcaktuar në pikën 2, germa “a”, të kreut I të vendimit.

Dokumentat që duhen

Personat, që kërkojnë të komisionohen për vlerësimin e aftësisë së kufizuar, duhet të paraqesin në seksionet e ndihmës dhe të përkujdesjes shoqërore të bashkisë/komunës, dokumentacionin e mëposhtëm: a) Certifikatën e gjendjes familjare; b) Certifikatën personale me fotografi; c) Vendimin e mëparshëm të KMCAP-it, i cili vërteton shkallën e aftësisë së kufizuar të personit; ç) Fletëdrejtimin për në KMCAP, kur personi komisionohet për herë të parë; d) Epikrizën përcjellëse, sa herë rikomisionohet.

Kur personi me aftësi të kufizuara, i cili, me vendim të komisionit mjekësor, përcaktohet se ka nevojë për përkujdesje, duhet të paraqesë edhe këto dokumente shtesë: a) Certifikatën personale, me fotografi, të personit kujdestar; b) Deklaratën/vendimin gjyqësor, për kujdestarin e zgjedhur nga personi me aftësi të kufizuara; c) Raportin mjeko-ligjor, që vërteton se kujdestari është i aftë, fizikisht dhe mendërisht.

Personat me aftësi të kufizuara, të cilët ndjekin shkollën e mesme apo shkollën e lartë, me apo pa shkëputje nga puna, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme: a) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës, ku të shënohen: i) Emri i personit që ndjek shkollën; ii) Lloji i arsimit që ndjek, ku përcaktohet, nëse është cikël shkollor, normal ose i përsëritur; iii) Vitin shkollor. b) Vërtetimin e nënshkruar nga titullari dhe sekretari i shkollës për frekuentimin e shkollës nga personi përfitues (çdo tre muaj). c) Kopjen e noterizuar të dëftesës shkollore të çdo viti dhe kopjen e noterizuar të diplomës në mbarim të shkollës së mesme apo të lartë, si dhe kopje të dëshmive të kurseve kualifikimit. ç) Vërtetimin se ka shlyer detyrimet për çdo sezon, për shkollën e lartë, pa shkëputje nga puna. Personat me aftësi të kufizuara, të cilët vazhdojnë studimet pasuniversitare, duhet të paraqesin edhe dokumentet e mëposhtme: a) Vërtetimin nga institucioni ku vazhdon studimet pasuniversitare, në të cilin të jenë përcaktuar emri i personit, lloji i studimit dhe kohëzgjatja. b) Vërtetimin nga titullari i institucionit, për frekuentimin e studimeve. Kur studimet zgjasin me shumë se 6 muaj, vërtetimi duhet të paraqitet një herë në tre muaj. c) Kopjen e noterizuar të diplomës apo të dëshmisë së përfundimit të studimeve pasuniversitare ose të mbrojtjes së gradës shkencore.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur