Raporti mjekësor që paraqitet nga punonjësit para punëdhënësit për aftësinë në punë, tashmë mund të merret pranë mjekut të familjes.
Më parë, për të siguruar kontrollin shëndetësor në punë të punëmarrësve, duhej që punësimi të bëhej në bazë të raportit të lëshuar nga komisioni mjeko-ligjor pranë qendrave shëndetësore.
Me ndryshimin në vendimin për përcaktimin e rregullave, procedurave të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë, këtë raport mund ta lëshojë dhe mjeku i familjes.
"Për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi punëson punëmarrësin e tij, bazuar në raportin e lëshuar nga mjeku i familjes pranë çdo qendre shëndetësore, sipas shtojcës V, që i bashkëlidhet këtij vendimi, i cili dorëzohet në momentin e fillimit të punës".
Një ndryshim tjetër konsiston në shtimin e kërkesave për mjekun e punës, i cili është një detyrim për kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësish.
Mjeku i punës duhet të kartelizojë çdo punonjës në fillim të punës e duhet të dokumentojë në kartelën shëndetësore të punëmarrësit dhe të vlerësimit të riskut, të gjitha vizitat dhe ekzaminimet që do të kryejë punëmarrësi në vazhdim.
Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor është autoriteti përgjegjës për zbatimin e kontrollit të pajisjes me raportin e aftësisë në punë nga mjekët e familjes pranë çdo qendre shëndetësore. Ky vendim i Këshillit të Ministrave do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit ne fletoren zyrtare.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
74.9%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 859
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor 2024, 21:56
-
Ylli Pata: Pse Berisha zgjodhi të bllokojë rrugët para Krishtlindjeve?
21 Dhjetor 2024, 18:24
-
Vendimet/ Qeveria shkarkon Dallëndyshe Bicin nga IKMT 6 muaj pas emërimit, rikthehet Ajet Zyberi! Ish-deputeti Xhindi largohet nga 'Illyrian Guard'
20 Dhjetor 2024, 12:26
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor 2024, 08:42
-
Anulimi i gjobave/ Balla në Komisionin e Ligjeve: Nisma, si në vendet e Bashkimit Europian! Qeveria shpreh dakordësinë në parim
17 Dhjetor 2024, 12:03
-
Përurohet Teatri i Kukullave, Gonzato: BE s’është vetëm rregullore, por dhe ruajtje e identitetit! Rama-fëmijëve: Këtu ka qenë Parlamenti, na konsideroni si kukulla!
16 Dhjetor 2024, 14:00
-
Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 19:30
-
VENDIMI/ Qeveria ngre Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar të ‘Lumit të Vjosës’! Drejtor, administratë, logo dhe stemë! Selia në Tepelenë
13 Dhjetor 2024, 22:17
-
Berisha me grupet e punës në Lezhë për zgjedhjet 2025: Çmime janë trefishuar dhe kanë tejkaluar Gjermaninë e Italinë, shpopullimi i vendit në 40%
11 Dhjetor 2024, 16:05