Agalliu: PD të plotësojë vakancat! Nuk duam individ me të shkuar të errët, Berisha fatkeqësia e jona, të reflektojë e të lërë demokratët të bëjnë zgjedhje

Deputeti i PD, Arbi Agalliu insiston se PD duhet të bëjë gjithçka për të plotësuar vakancat që i mungojnë, atë të liderit të demokratëve dhe kryetarit të grupit parlamentar. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu thotë se PD nuk i duhet një kryetar me të shkuar të errët duke nënkuptuar kështu Sali Berishën.

Ai shprehet se shqiptarët duan qasje të re dhe Berisha duhet të reflektojë duke lënë demokratët që të zgjedhin liderin pa bërë ndërhyrje.

“Asnjë sekondë nuk është në favor të PD nëse vijon në këtë situatë. PD ka të gjithë potencialet për të zhvilluar një proces zgjedhor të brendshëm nga kryetari i partisë në kryetarin e seksionit. Duhet të plotësohen të gjithë vakancat për të krijuar një ekip që të përballet me një regjim. Situata e deritanishme nuk ka patur sukses, jemi munduar të kthjellojmë njerëzit por besoj se nga sot e në vijim, PD duhet të kthehet sic i ka hije jo një forcë që më shumë ka pritur se sa ka reaguar.

Nuk duam individ që kanë pikëpyetje të mëdha, që kanë qenë të lidhur me korrupsionin e kanë të shkuar të errët. Berisha e ka zyrtarisht. Berisha është fatkeqësi e PD, është fatkeqësi e jona. Kemi dhënë gjithçka për të por besoj që forca e një lideri tregohet dhe me dorëheqje e tërheqje. Është momenti që Berisha të reflektojë duke i lënë shqiptarët e demokratët të zgjedhin liderin e tyre. Sa kohë nuk e bën por kërkon revolucion e protesta pavarësisht rezultatit zhgënjyes të mbajë gjallë shpresën e demokratëve. Fatkeqësisht shqiptarët duan qasje të re”, tha Agalliu.

Sa i përket rikthimit të Lulzim Bashës në politikën aktive, deputeti demokrat thotë se nuk ka dijeni nëse po planifikon të garojë për kreun e PD.

“Basha ka aktivitetin e vet. Nuk di të them nëse kthehet ose jo në krye të PD. Kushdo individ që plotëson kriteret për të kandiduar është i mirëpritur ta bëjë këtë gjë. Nëse Basha ose kushdo tjetër merr pëlqimin e anëtarësisë, është në të drejtën e tij. Basha ka bërë hap pas duke marrë përgjegjësinë pas zgjedhjeve të 6 marsit kur situata u tensionua”, tha Agalliu.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë vendimet që do të merren të martën kur të mblidhet kryesia dhe grupi parlamentar i PD.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 04/06/2023 06:56

    Berisha eshte perfaqsues i nje grupimi(Klani)per te trasheguar pushtetin ish kupola e partise te punes.Ashtu sikurse Nano per klan tjeter.Nano arriti te largohet se la zevendes nje person qe po e realizon si duhet detyren.Berisha deshtoj me Bashen dhe deri sa te gjendet "zevendesuesi" Ai do te vazhdoj te "Udheheq" PD-n.Mos prisni largimin e tij.

    Përgjigju
  • Eri: 03/06/2023 19:22

    Dhe ne ty o Agalli veshtire se vihet ne pushtet ..kush del nga Cili minj gjuan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja