Age Vokrri, artizania mirditore që mban gjallë traditën: Mësova nga nëna të qep veshjen tradicionale të krahinës

Vlerë e trashëgimisë kombëtare, veshjen mirditore e mbajnë gjallë gratë artizane. Mes tyre është Age Vokrri nga Mirdita por që banon e jeton në qytetin e Lezhës. Prej 25 vitesh, Agia punon me pasion dhe plot krenari na tregon se nisi të qepjen dhe qëndisjen të moshë të vogël, frymëzuar nga nëna e saj.

“Rrobat mirditore i kam pas qejf gjithë jetën. Mbarova një kurs dhe fillova të qepja rrobat mirditore. Nënën e kam pasur mirditore, dhe qepte rroba mirditore. Kam pasur edhe tezen, punonte shumë”, tha artizania, Age Vokrri.

E gjejmë duke punuar një xhup në punishten e saj të vogël, ndërsa tregon stilin që përdor për të ruajtur origjinalitetin e veshjes tradicionale.

“Këtu po rregulloj një xhup. Këto janë harxhet. Këtu është shqiponja, vendoset tek xhupi mbrapa. Këtu është kryqi’, tha Vokrri.

Për realizimin e një veshje të plotë mirditore i duhen 3 muaj dhe diçka e tillë është mjaft e lodhshme. Por krahas pasionit puna i është ktheyr në burim të ardhurash për familjen, tregon Age Vokrri.

“Një veshje e plotë, mund të shkoje 3 muaj. Me shamia, me të tëra. Të gjitha i kam bërë vetë. Tani dy javë duke punuar me të”, tregoi ajo.

Duke qenë ndër të vetmet që punon veshjen mirditore në qytetin e Lezhës, kërkesat janë të shumta.

“Vjet kam shitur 45 palë. Sivjert vetëm 20 palë. Sa kam filluar. Kam shumë shumë kërkesa. Emigrantët mi kanë marrë shumë. Nëpër dasma. Mirdita pse ti humbe traditat. Ne kemi veshjen më të mirë”, tha artizanja.

Veshja e mbushur me simbole kulti, përbëhet nga 14 pjese, si gryka, fundi, xhahengu, xhupi, xhamadani, kësula me strengla, etj. Simbolet që përdoren janë të shumtë, si kryqi, forma e gjarprit, e lules, etj. Veshja e mrekullueshme e gruas mirditase, e mbushur me simbole mitike dhe kulti, është shpallur “Krye vlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jo materiale”. Dëshmitë e para të krijimit të kësaj veshjeje vijnë nga Mesjeta, por në qëndismat e xhupit të gruas mirditase janë të ruajtura shumë simbole mitike që i përkasin kulturës së hershme iliro-arbërore.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin