PRISHTINE - Kryetari i PSD-së Agim Çeku, në mbledhjen e sotme të kryesisë së PDS-së, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe anëtarësimi në PSD, pasi që ka vendosur të kalojë në PDK, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti politik.

Kryesia e PSD-së, edhe pse e befasuar me vendimin kryetarit të deritashëm, e pranoi dorëheqjen e Agim Çekut duke i dëshiruar sukses në punën e tij të mëtutjeshme.

Së shpejti pritet te mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD i cili, sipas statutit do të zgjedh kryetarin e ri. Mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD-së do të thirret së shpejti.

(KohaDitore/Gre.M/Shqiptarja.com)