Agim Faja, Trashëgimia e lënë dorëshkrim nga piktori duhet botuar

Agim Faja, Trashëgimia e lënë dorëshkrim nga piktori duhet botuar

Agim Faja

Agim Faja nuk ishte vetëm një piktor i madh, por edhe një hartues i historisë së Shijakut si dhe i shumë librave të tjerë.

Një grup shkrimtaresh në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Shijakut  janë në prag të fillimit të një  pune voluminoze për të botuar veprat që piktori Agim Faja ka lënë në dorëshkrimet e tija.

Për botimet e veprave të tjera të Agim Fajës, kreu i shtëpisë botuese ‘Adonis” Aqif Hysa  thekson se Faja ka qënë poliedrik në krijimtarinë  e tijë.  Ai flet mbi shumë vepra të lëna në dorëshkrim nga piktori i madh dhe që kanë interes kulturor e studimor, sikundër janë një libër me poezi, studime mbi pikturën, deri tek historiku i  jetës së komunitetit rom në Shijak, si dhe mbi etnografinë  e Shijakut.

Lidhur me këtë nismë shkrimtari Aqif Hysa thotë se “Agim Faja është një nga figurat më interesante dhe të spikatura të periudhes së artit të viteve 60-të shekullit të kaluar deri në vitin 2016 kur ai u nda nga jeta. Në këtë rast bëhet fjalë për figura të spikatura të nivelit kombëtar. Dihet që arti nuk ka mision që ti drejtohet një auditori të ngushtë. Agimi kishte një gjuhë artistike konvencionale që e njohin mire artistët dhe admiruesit e tijë. Unë vetë e njoh figurën e Agim Fajës që në rininë e herëshme dhe ka qënë një ndër inkurajuesit e mijë që në fillim të viteve 80-të, kur nisa të botoja poezitë e para. Agimi kishte ndjeshmëri të çuditëshme ndaj poezisë.

Që në gjallje të tijë unë kisha vendosur sëbashku  me të për botimin e veprave në dorëshkrim. Ndër më interesantët në aspektin e vlefshmërisë dokumentare historike është një historik që ai e ka konceptuar që në herëshmëri në vitet kur çfaqet emri Shijak dhe deri në format e vjetra e të mëparëshme të tijë. Sipas meje ai nuk ka pretenduar që të bëjë historianin dhe kjo ka qënë një zgjidhje e mënçur e tija. Pasi ka bërë artistin e apasionuar  për të gjetur rrënjët e para ardhësve e të fisit të tijë. Ai ka edhe një libër  me poezi. Një libër tjetër shumë të bukur dhe të shkruar me shumë dashuri e plot kuriozitet. “Jevgjit artistë të Shijakut”. Një libër simpatik dhe 50-60 faqe tërheqëse”.

Shkrimtari Aqif Hysa vëren se Agim Faja ka lënë një boshllëk të madh në artet vizive . Pasi ekspozitat si të tijat që organizonte me kolegët e tjerë nuk shihen më. Nuk e di se çrrugë përdorin piktorët e sotëm që të shkojnë te shikuesit e tyre sot. Agimi me shokë bënin ekspozita të herë pas herëshme duke shkuar kudo që u afrohej mundësi ekspozimi. Për këtë kam parasyshë edhe një libër shumë interesant që shpresoj që do të botohet së shpejti. Është “Ditari i një i piktori” ku Agimi mbron teoritë e tija për pikturën. Ndër të tjera edhe pikturën e realizmit socialist. Këtu Agimi është shprehur se flitet për të por se i bien shumë shkurt në analizat që bëjnë. Ajo ngelet një rrymë përfaqësuese mbase nga më jetëgjatat...

Projekti i botimeve

Aqif Hysa shprehet se shtëpija e tyre botuese “Adonis” ka një projekt ambicioz. Në bashkëpunim me të bijtë e piktorit që i kanë kompjuterizuar dhe sistemuar gjërat, por fatkeqësisht nuk priti...Ikja e tijë qe e befasishme, dhe që këputi në mes një linjë që sapo e kishim  hapur.

Kur ishte Agimi gjallë kishim biseduar që sistemimin ta bënte me duart e tija. Për korpusin e librave në prozë dhe poezi që përfshinin “ Historikun e Shijakut” me 400 – 500 faqe. Ai libër mund të jetë një nga librat emblemë për këtë qytet. Atë edhe bashkija mund ta fusë në fondin e librave dhuratë për delegacionet e ndryshme që e vizitojnë.

Po ashtu, thekson Aqif Hysa, është interesant libri me poezi i Agimit, “ Ditari i një piktori ”, një libër tjetër për pikturën e realizmit socialist ku ka përmbledhur pikëpamjet, mendimet, hulumtimet e autorëve më të mirë të këtij realizmi, si shqiptar ashtu edhe të vëndeve të tjera. Në to zënë një vënd të rëndësishëm mendimet e tija personale dhe ballafaqimet që bën.

Po ashtu edhe “ Jevgjit artistë të Shijakut”. Ndërkohë po punohet për të sistemuar të gjitha hulumtimet që ka bërë në fusha të tjera si në etnografi etj. Ne kemi biseduar dhe dëshira është që të kthehet shtëpija e tijë në muze. Ajo do të ishte një pikë takimi e referimi për kulturën e këtij qyteti. I mendimit që shtëpija e Agim Fajës në Shijak të kthehet në shtëpi muze është edhe poeti Agim Bajrami dhe disa shkrimtarë e artistë të tjerë durrsakë .

Libri i abetares është një libër i shenjtë për fëmijet e të gjithë botës. Një nga  piktorët  realizues të  këtij libri në sistemin arsimor të vendit tonë ka qënë edhe piktori Agim Faja, që njihet për veprat artistike shumë planëshe që ka ralizuar ndër vite vepra artistike  për të gjitha grupmoshat.

Abetarja e Gjuhës Shqipe  qëndron si një  nga veprat e tija më me shumë lexues dhe shikues , pasi ka qëndruar në përdorim në sistemin arsimor të asaj periudhe,  për rreth 17 vite dhe është përdoruar nga mijëra fëmije, të cilet kanë marrë nepërmjet sajë mësimin e bazave të gjuhes sonë amtare.

Faja tregonte në një takim me të se si u përzgjodh për të bërë vizatimet e  këtij liberi. Dhe këtë bisedë e ruaj të regjistruar me zërin e piktorit. Agimi tregonte se për të bërë Abetaren i kanë thirrur 4 piktorë në Ministrinë e Arsimit:” Safo Markon, një piktore e dëgjuar, Andon Lakuriqin, Zef Shoshin dhe Agimin. Të 4 –të merreshim me grafikë në atë periudhë. Kur u diskutuan problemet, unë kundërshtova se nuk ishte normale që  që një abetare 70-80 faqëshe të punohej nga 4 vetë, sikur po bënim ekspozitë. U thashë se nuk na mbetej qefi që ta merrte vetëm njëri.

Të gjithë ishim dakort por përsëri na angazhuan për secilin me nga 20 faqe. Në vitin 1976, më thirri Ministerja e Arsimit Tefta Cami e cila më komunikoi se isha ngarkuar për të bërë Abetaren. Komunikimi  mu bë në emër të Ministrisë dhe të Lidhjes së Shkrimtareve. E pranova domosdo”. Për të realizuar këtë vepër madhore për të vegjlit, Faja ka lexuar dhe krahasuar abetare nga shumë vënde të zhvilluara të botes, nga lindja dhe perëndimi.

Me pas ai ka punuar rreth një vit duke realizuar me mijëra skica dhe vizatime. Drejtuesit e lidhejs se shkrimtareve e kanë cilësuar më pas abetaren e realizuar nga Faja si arritjen më  të  mirë të atij viti. Për këtë ai tregonte se kishte punuar me shumë këmbëngulje që të relizonte projektin: “ Vizatimet që bëra kanë qënë tamam origjinale, aq sa janë edhe në libër. Nuk i bëra të mëdha që ti zvoglojsha. Për to punova plot një vit duke realizuar me qindar vizatime.

Ndonjëherë merrsha fëmijet e lagjes për të artikuluar një qëndrim a një lëvizje. Fëmijët më rrinin afër me kënaqësi dhe gjëja më e mirë është se kur shkova në Lidhje për të treguar punën, ato i bëlqyen shumë dhe Llazar Siliqi tha: Kjo është arritja më e mirë e vitit”! Pas kontributit të dhënë në skicimin e abetares piktori Agim Faja ka realizuar edhe librin e Këndimit të klases së  parë  dhe atë të matematikës.

Libri “Tregime të moçme shqiptare” i Mitrush Kutelit është botuar ne mesin e viteve 60 të shekullit të kaluar dhe ka pasur një përthithje në treg nga të gjitha brezat, për vlerat e shumta të epikes legjendare shqiptare që ishte përshtatur me aq art nga autori. Po ky liber pati edhe një vecanti që e beri mjaft konkret për brezat e rinjë.

Skicat ilustruese të piktorit Durrsak Agim Faja ishin krejtesisht të veçanta dhe e përçonin “Eposin e Kreshnikeve”  në prozen  e Kutelit me  ngarkesa të reja emocionale. Në  fillim  botimi i parë u shoqërua me rreth 15 skica të Fajes,  ndërsa në botimet e mëpasëshme te “Tregimeve te Moçme” u bë kompletimi me 35 skica grafike. 

Piktori Agim Faja ruante deri në ditën e fundit të jetës  të gjitha ribotimet e librit me ilustrimet mjeshterore të tijat ndersa grafikat origjinale të autorit qëndronin  në  një  vend mjaft të  dukshëm të  studjos së  tijë. Sikurse po i sjellim edhe në fotot e bëra në studjon e tij disa vite më parë. Agimi tregonte në detaje edhe për kontaktet me autorin e librit dhe vlerësimin e bërë prej tij.

Libri “Tregime të moçshme shqiptare” i Mitrush Kutelit me ilustrimet mjeshterore të Agim Fajes është ribotuar 8 herë ndër vite.

Shkrimtari Agim Bajrami thotë se i përket brezit që është rritur me Abetaren dhe artin e Agim Fajës. Ilustrimet e Agim Fajës janë mbi të gjitha vepra artistike të mirëfillta.

Në librat e ideuara prej tijë ka jo vetëm një zbërthim ideor të fjalës, por ka edhe një pikturë psikologjike e cila i ndihmonte fëmijëte e vegjël fillestarë për të hyrë në brendësi të gërmave, temave dhe kërkesave që shtronte Abetarja. Bajrami thekson se Agim Faja është një nga ilustratoret më të mirë që ka nxjerrë kombi.

Jo vetëm për Abetaren, por edhe për Eposin e Kreshnikëve dhe disa vepra të tjera të ilustruara me sukses prej tijë. Ai thekson se : “ Duhet ditur se Ilustrimet e Agim Fajës janë epos në vete, pasi eposi që ai ilustroi është ndër pasuritë tona kombtare më të mëdha dhe Agimi me ilustrimet e veta, jo vetëm që ja ka dalë me sukses për të zbërthyer përmbajtjen e tyre ideore, por ka krijuar edhe një lloj epike të re me punimet e tija.

Punimet e Agimit mbajnë brënda poezinë, mitin, si dhe përpjekjet për ti zbërthyer këto mite e për ti sjellë në një formë sa më moderne në kohrat tona. Agimi me linjat e veta të ilustrimit, për mua është një kollos i jashtëzakonshëm”.

Agim Bajrami thekson se është domosdoshmëri që shtëpija e tijë në Shijak të kthehet në muze! Është shtëpija ku ai ndonëse i paralizuar ka realizuar një punë gjigande artistike deri ditën e fundit të jetës, përforcon idenë dhe kërkesën e tijë shkrimtari.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan