BIRMINGHAM, Angli - Premier League e futbollit në Angli nisi mesditën e kësaj të shtune me raundin e 15-të. Në 'Villa Park', vendasit e Aston Villas fituan 2-1 kundër kryesuesve të Arsenalit duke hapur garën për vendin e parë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Aston Villan falë golit të Natty Cash në minutën e 36-të.

Në fraksionin e dytë, Mikel Arteta hodhi në fushë Leandro Trossard dhe pas vetëm gjashtë minutave në fushë, belgu vendosi ekuilibrin momental për 1-1. Fundi i ndeshjes ishte emocionues, aty ku vendasit kërkuan më shumë golin e fitores.

Deçizive ishte minuta e 87-të, kur Unai Emery hodhi në fushë Emiliano Buendia. Pikërisht 29-vjeçari argjentinas do shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Aston Villan. Një rrëmujë në zonë në minutën e pestë shtesë, bëri që Buendia të mposhtte Rayan.

Me këtë tri pikësh, Aston Villa merr fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit dhe me 30 pikë mban vendin e dytë momental në renditje. Arsenali pëson humbjen e dytë të sezonit, pas asaj në 'Anfield' kundër Liverpool, por me 33 pikë mbetet në krye të klasifikimit edhe pas kësaj jave.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?