BIRMINGHAM, Angli - Premier League e futbollit në Angli nisi mesditën e kësaj të shtune me raundin e 15-të. Në 'Villa Park', vendasit e Aston Villas fituan 2-1 kundër kryesuesve të Arsenalit duke hapur garën për vendin e parë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Aston Villan falë golit të Natty Cash në minutën e 36-të.
Në fraksionin e dytë, Mikel Arteta hodhi në fushë Leandro Trossard dhe pas vetëm gjashtë minutave në fushë, belgu vendosi ekuilibrin momental për 1-1. Fundi i ndeshjes ishte emocionues, aty ku vendasit kërkuan më shumë golin e fitores.
Deçizive ishte minuta e 87-të, kur Unai Emery hodhi në fushë Emiliano Buendia. Pikërisht 29-vjeçari argjentinas do shënonte golin me vlerën e tri pikëve për Aston Villan. Një rrëmujë në zonë në minutën e pestë shtesë, bëri që Buendia të mposhtte Rayan.
Me këtë tri pikësh, Aston Villa merr fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e fundit dhe me 30 pikë mban vendin e dytë momental në renditje. Arsenali pëson humbjen e dytë të sezonit, pas asaj në 'Anfield' kundër Liverpool, por me 33 pikë mbetet në krye të klasifikimit edhe pas kësaj jave.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Janar, 18:35
Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?
-
Po
12.8%
-
Jo
81%
-
Jam i/e dyzuar
6.3%
Vota total: 400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Michael Carrick emërohet trajner i Manchester United
14 Janar, 13:00
-
GOLAT/ Newcastle bën lojën, Man. City fiton 0-2 betejën e parë në EFL Cup! 'Qytetarët' pranë finales
14 Janar, 09:48
-
GOLAT/ Liverpooli shënon 4 herë, kalon pa problem në 1/16 e FA Cup
13 Janar, 11:45
-
45 milionë euro për një mbrojtës të majtë, Atletico Madrid dhe Sunderland joshin Mario Mitajn
13 Janar, 11:15
-
VIDEO/ Sylvinho s'e ka në listën e ngushtë, Anis Mehmeti realizon golin e 9-të në Angli
11 Janar, 10:43
-
Dramë për fituesit në fuqi të Crystal Palace, klubi i Ligës së 6-të i eliminon nga FA Cup! 5 mijë tifozë shijojnë mrekullinë
10 Janar, 15:27
-
Stuhia ‘Goretti’ godet Francën dhe Britaninë, mijëra familje pa energji elektrike
9 Janar, 13:38
-
VIDEO/ Liverpooli ndal 0-0 kryesuesit e Arsenalit në Premier League
9 Janar, 11:22
-
GOLAT/ Broja luan 76 minuta të mira, Burnley ndal 2-2 Man. United! Fulham mposht Chelsean, City tre barazime radhazi në Premier League
8 Janar, 10:52
-
GOLAT/ Nottingham përmbys 1-2 West Hamin në Premier League
7 Janar, 09:43
-
Zyrtare/ Shkarkuan Marescan, Chelsea i beson stolin trajnerit 41-vjeçar Liam Rosenior
6 Janar, 11:44
-
Zyrtare/ Sylvinho i ofroi debutimin me Kombëtaren, Maldini Kacurri ribashkohet me Arsenalin në Angli
6 Janar, 09:29