Agim Hushi, në fund të
gushtit koncert në Kinë

Agim Hushi, në fund të<br />gushtit koncert në Kinë
TIRANE - Tenori shqiptar më famë ndërkombëtare Agim Hushi këto ditë ka nisur përgatitjet për koncertin e tij që do të mbahet më datë 30 gusht në Kinë, në qytetin Tian Jing. Para publikut kinez, tenori i njohur pohon se “do të prezantohet me një program ku janë përzgjedhur pjesët më të bukura të repertorit operistik”. Koncerti që do të zhvillohet në Kinë organizohet në kuadrin e Festivalit Botëror të Muzikës dhe tenori shqiptar është konsideruar nga organizatorët dhe mediat si ylli i këtij aktiviteti të madh.

“Është një aktivitet shumë i rëndësishëm”, pohon tenori për Shqiptarja.com. Në këtë festival sipas Hushit për publikun do të interpretohen pjesë nga kryeveprat operistike, të cilat mbajnë emrin e kompozitorëve Puçini, Verdi, etj. Gjatë kohës që tenori Agim Hushi përgatitet për festivalin që do të zhvillohet më datë 30 gusht në Kinë, albumi më i fundit i tij “Amore Grande” duket se ka marrë një vëmendje të madhe nga adhuruesit e muzikës klasike. Tian Jin është qyteti i tretë më i madh i Kinës dhe një nga qytetet më të bukura të botës moderne.

Tenori shqiptar shprehet se ky “Do të jetë një koncert i madh recital i imi, i cili do të mbahet më 30 gusht, pra pas disa ditësh, me ariet më të mëdha të tenorit me Orkestrën Simfonike në Operën e Tian Jinit”. Koncerti zhvillohet në kuadrin e Festivalit Botëror të Muzikës dhe Agim Hushi është zgjedhur si artisti kryesor i këtij festivali. Ky festival është nga më të rëndësishmit organizuar nga qeveria kineze, ndërkohë që mësojmë se Agim Hushi është konsideruar si ylli i këtij festivali, ku mediat dhe publiku kinez janë informuar për forcën e tij vokale. Agim Hushi tashmw është një emër i njohur për publikun kinez, sepse ai ka dhënë shumë koncerte në Kinë, ku nuk i kanë munguar, siç pohon edhe ai vetë “jo vetëm duartrokitje të gjata, por dhe me tituj e nderit”.

Agim Hushi u largua nga Shqipëria në vitin 1992, ku shkak u bë një konkurs ndërkombëtar, dhe pasi e fitoi iu dha e drejta për tre vjet me studime pasuniversitare në Budapest. Qw nga ajo kohë tenori shqiptar Agim Hushi vazhdoi të këndojë duke korrur suksese të mwdha nëpër skenat botërore. Tenori shprehet se ndër sukseset e tij ajo që s’doa ta harroj kurrë është shfaqja në Kuala Lumpur, e cila për tenorin Hushi ka mbetur si një nga ngjarjet më emocionale të jetës së tij.

Gjithashtu Hushi ka marrë pjesë edhe në inaugurimin e Malaysian Liric Opera me operën “Toska”, ku ka kënduar në rolin e Kavaradosit, që u prit në mënyrë të jashtëzakonshme nga gazetat më të mëdha zyrtare, të cilat nxorën tw nesërmen në faqet e para portretin e tenorit shqiptar. Rolet të tjera mbresëlënëse të tenorit Agim Hushi janë Radamesi nga opera “Aida”, Kalafi nga opera “Turandot”, Luigji nga “Il Tabarro”, Kavaradosi nga “Tosca”, Deus Grieux nga “Manon Lescout”, Manriko nga “Trovatore”, Turdidu nga opera “Cavalleria Rusticana”, etj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'