TIRANE- Me një makinë me targa false gardisti Agim Llupo është transportuar nga qelia e burgut drejt banesës së tij në rrugën “Mihal Grameno”, ku rikthehet pas afro dy vitesh qëndrim në qeli. Ai ka lëvizur nëpër rrugët e Tiranës pa u cënuar nga asnjë polic ndonëse shkelja e rregullave të qarkullimit ishte aq e dukshme. Gazeta Shqiptarja.com ka fokusuar makinën Golf ndërsa tregon dhe me detaje gjithë skenën kur kolegët e tij e fshehin që të mos filmohet nga kamerat.
Ora 16.30 dhe porta e hekurit të burgut 302 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë u hap plotësisht. Agim Llupo, gardisti që me vendimin e djeshëm të gjykatës u shpall i pafajshëm për vrasjet e kryera në Bulevard në 21 janarin e 2011-ës, do të jetë ndjerë keq kur ka parë një mori me gazetarë që e prisnin te dera e burgut. Njëri nga gardianët pas derës së hekurt, i tha shqiptarja.com se përpara se ai të dilte jashtë portës, kishte qëndruar për minuta të tëra pas derës. Duke folur shpesh në telefon. Sa mbyllte një telefonatë, kryente një tjetër thirrje telefonike për të pasur mundësi që të dilte shpejt, por edhe i pavëzhguar nga kamerat.
Dhe çasti erdhi. Tre makina, që në pamje të parë dukeshin se ishin të Gardës, edhe pse me targa civile, u afruan afër derës së burgut. Asnjë lëvizje. Të treja makinat kishin brenda gardistë. Në të parën vetëm dy: një shofer, dhe një person që rrinte në vend të parë. Siç duket, pas në fuoristradë do të ulej Agim Llupo. Ndërkohë në një distancë pak më të largët, qëndronin dy makina të tjera civile, por që brenda shquheshin të tjerë gardistë. Agim Llupo del me hap të shpejtë. E njëjta figurë që na është shfaqur pothuajse çdo ditë pas hekurave të kafazit në sallën ku zhvillohen proceset gjyqsore. Kishte veshur një pallto të zezë, dhe pantallona të zeza. Hyn menjëherë në makinë në derën e pasme të saj, dhe sa pa mbyllur mirë derën makina niset.
Gazetarët, nuk kishin kohë as të ndiznin kamerat të filmonin skenën, ndërsa gjithçka ndodhi në shpejtësinë e disa sekondave. Ai është drejtuar më pas drejt familjes së tij në rrugën “Mihal Grameno”, ku rikthehet pas afro dy vitesh qëndrim në qeli.
(Ne foto makina me targa false qe transportoi Agim Llupon nga qelia)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com