Këngëtari Agim Poshka i ka dhuruar bashkëshortes së tij, një kompjuter për 8 Mars. Siç e quan edhe vet Agimi, kjo ishte një dhuratë e nevojshme por dhe shumë praktike.
“Parapëlqej që bashkëshortes në çdo festë t’i blej gjëra për të cilat ka nevojë dhe që i nevojiten në jetën e përditshme. Prandaj i bleva një kompjuter, nuk tingëllon si dhuratë shumë romantike, por është shumë praktike pasi ajo ka filluar të shkruajë temën e magjistraturës dhe kjo ia lehtëson me shumë punën”, ka thënë këngëtari.
SU/ Shqiptarja.com