Agim Sulaj në Oxford me imazhe
të fëmijërisë dhe plagë sociale

Agim Sulaj në Oxford me imazhe <br />të fëmijërisë dhe plagë sociale
Piktori shqiptar Agim Sulaj çel ekspozitën e tij të radhës në "North Wall Arts Centre" të Oxford-it. Ekspozita do të çelet në datën 5 shkurt e do të presë vizitorë deri në 1 mars.

"Në peizazhet e tij, piktori shpreh nostalgjinë për bukurinë e natyrës, gjatë fëmijërisë së tij, ndërsa karikaturat e tij përshkruajnë probleme të mëdha sociale dhe politike të shekullit të 21-të, të tilla si varfëria në botë, ndotja e mjedisit dhe imigracioni", thuhet në njoftimin e North Wall Arts Centre.

Agim Sulaj ka fituar çmime prestigjioze rreth globit dhe ka ekspozuar krijimet e tij, së bashku me artistë të njohur, të tilla si De Chirico, Balthus, Nerdrum, Sandorfi dhe David Hockney. Ai aktualisht jeton në Rimini, Itali, me gruan dhe dy fëmijët, dhe punon si një artist ilustrator dhe karikaturist.

Sulaj trajton temat shoqërore, vazhdon të kritikojë dukuritë, jo mbartësit. Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Amerikë, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg.


Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 29 janar
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime