Agim Toro emërohet zv.drejtor
i përgjithshëm i AKKP

Agim Toro emërohet zv.drejtor<br />i përgjithshëm i AKKP
TIRANE - Sekretari i Përgjithshëm i shoqatës më të madhe të pronarëve “Pronësi me Drejtësi”, Agim Toro, është emëruar në postin e zëvëndësdrejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronës.

Toro më parë ka përfaqësuar edhe më parë pronarët në postin e anëtarit të ish-Komitetit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, që u kthye më pas në Agjenci nga mazhoranca aktuale.

Ai ka qenë një nga zërat publikë më aktivë, por edhe ndër më kritikët për çështjet e pronësisë. Ky emërim vjen në një kohë kur në AKKP janë grumbulluar një “mal” me 7.000 dosje pronësie të pazgjidhura dosje, që kërkojnë kompensim ose kthim fizik.

Ish-pronarët kanë bërë kritika të vazhdueshme lidhur me ecurinë e zgjidhjes së problemit të pronësisë në vend, por edhe procesit të ngadaltë në shqyrtimin e dosjeve nga Agjencia.

Në qëndrimet e saj publike, shoqata e tyre ka kërkuar realizimin e studimeve zyrtare mbi problemin e pronësisë, për të nxjerrë më pas faturën totale të detyrimeve që shteti u ka pronarëve, ashtu sikurse dhe për të shqyrtuar mundësitë e kthimit të pronës së tjetërsuar.

Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë