"Agimi i Artë": Do luftojmë për
Vorio-Epirin, kufijtë artificialë

Vorio-Epirin, kufijtë artificialë">
ATHINË - Në faqen e saj në internet, partia neonaziste e “Agimit të Artë” bën të ditur qëllimin e protestës, që veprimtarë të tij zhvilluan dje në mesditë pranë kufirit greko-shqiptar në Kapshticë.

Në komunikatën e publikuar sot, së bashku me një fotoreportazh, partia neonaziste vjell vrer dhe deklaron se motivi për protestën e djeshme ishin ngjarjet e fundit në Përmet.

Por edhe ngjarjen e Himarës, të cilën ata e quajnë “vala e terrorizmit të policisë shqiptare në Himarë” me rastin e ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës, si dhe për të treguar se ata nuk harrojnë çështjen e Vorio-Epirit.

Protesta udhëhiqej nga deputeti Kristos Papas, ndërsa pjesëmarrësit mbanin në duar flamuj grekë, flamuj me stemën e Vorio-Epirit dhe flamuj nazistë të organizatës së tyre.

Në fjalën e tij, Kristos Papas tha: "Kemi ardhur sot këtu, në kufijtë artificialë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në mënyrë që të demonstrojmë luftën tonë për çlirimin e Vorio-Epirit. Shqipëria e ka frikë “Agimin e Artë”, sepse është e vetmja parti, që ka në programin e saj luftën për Vorio-Epirin”.

Protesta e nacionalistëve grekë zgjati për rreth një orë dhe në të u dëgjuan parrulla në mbështetje të asaj që neonazistët grekë e quajnë çështje të Epirit të Veriut, si: "Atje, atje në Përmet, do të ngrejmë lart flamurin grek", ose “Vorio-Epiri është Greqi, do të kthehemi sërish për këtë tokë”.

Duke vijuar Kristos Papas ka thënë se “qeveria greke iu jep aleatëve të NATO-s bazat në Souda dhe Kalamata pa asnjë shkëmbim. Në fakt, ajo që qeveria duhet të kërkojë ndërkombëtarisht është zbatimi i Protokollit të Korfuzit për Autonominë e Vorio-Epirit dhe ky do të jetë hapi i parë për çlirimin e kësaj toke greke”.

Në fund Papas i ftoi të pranishmit të kthehen me shikim nga Epiri i Veriut, siç u shpreh ai: “Të këndojmë himnin tonë kombëtar me zë të lartë, që të na dëgjojnë vëllezërit tanë në Sarandë, Himarë dhe Përmet".

Me himnin kombëtar grek dhe parrullat nacionaliste ka përfunduar protesta e "Agimit të Artë" në Kakavijë, e cila ka zgjatur për rreth një orë.
Mësohet se neonazistët grekë kanë djegur edhe një flamur shqiptar.

Deputetë të Agimit të Artë kanë pozuar përpara pikës kufitare të Kapshticës, ndërkohë që mësohet se disa eksponentë të minoritetit grek në Shqipëri kanë qenë në radhët e neonazistëve grekë dhe janë rikthyer në mbrëmje në territorin shqiptar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca