"Agimi i Artë" hap degë në
Sarandë: Shpejt në gjithë jugun

SARANDE - Krijohet në Sarandë dega e lëvizjes fashisto- naziste greke “Agimi i Artë”. Dega pak ditë më parë ka hapur një faqe në facebook ku njofton hapjen e saj dhe fton të gjithë minoritarët në Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Korçë të bashkohen me ta pa pasur frikë pasi kjo organizatë shumë shpejt do të ekzistojë në të gjithë jugun Shqipërisë.

“Së shpejti do të godasë zemra greke, dhe në qytetin tonë me zyrën e re Sarandë Delvinë, Korçë, Gjirokastër, Tepelenë dhe kudo që rreh zemra greke do të dijë që kjo rrugë është e vështirë dhe plot me vështirësi por ne nuk kemi frikë sepse mësuam për lirinë tonë, dhe për liri do të japim edhe jetën dhe nuk do të na ndalojë asgjë” - shkruajnë në facebook përfaqësuesit e kësaj dege.

agimi i arte
(Foto e publikuar në facebook)

Ata kanë publikuar në facebook foto të bëra në anë të detit pa treguar fytyra me bluza të dhe veshje të Agimit të Artë ku dukshëm duken stemat neonaziste e Agimit të Artë.

Gazeta Shekulli shkruan sot se dega është hapur në fshatin Mesopotam të Sarandës më 30 janar, dhe deputeti neonazist Kristos Papas dhe bodigardi i Agimit të Artë, Robert Hajdhi nga Lukova sponsorizojnë të rinjtë, një grup prej 30 vetash shumica adoleshentë minoritarë. Madje gazeta shkruan se pas mbledhjes një pjesë e grupit të anëtarësisë që janë me banim në Sarandë janë kthyer dhe kanë shkruar nëpër mure parulla si “Vorioepiori tokë greke”.

Madje ato kanë shkruar se kanë vajtur në zyrat e AK-së në Sarandë. “Ju kërkuam ju të “AK-së” por s’ju gjetëm, ku ishit? Atje brenda në zyrat tuaja do t’iu kapim dhe do t’iu varim” shkruajnë në faqen sociale.

Në fund të 2012, deputeti i Agimit të Artë, Kristo Papa, paralajmëroi krijimin e degës në Vorioepir. Ndërkohë që komisionari për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës Nils Muiznieks, i ka kërkuar ditën e shtunë qeverisë greke të shpallë të jashtëligjshëm lëvizjen neonaziste të “Agimit të Artë”.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen