Agjencia Antikorrupsion në varësi të ministrisë së Drejtësisë, Manja marrëveshje me homologët italianë

Agjencia Antikorrupsion në varësi të ministrisë së Drejtësisë, Manja marrëveshje me homologët italianë

Ulsi Manja dhe Giuseppe Busia

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Giuseppe Busia, President i Agjencisë Kombëtare Italiane Antikorrupsion kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje dy-palëshe në Romë, të Italisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, pala italiane me një eksperiencë të konsoliduar në trajtimin e korrupsionit, do të asistojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit në rrugëtimin drejt shndërrimit në një Agjenci Antikorrupsion në varësi të MD, me fokus të veçantë parandalimin e korrupsionit, duke e shtrirë edukimin për këtë problematikë në të gjitha hallkat e sistemit arsimor të vendit tonë.

Kjo marrëveshje do t'i shërbejë drejtorisë antikorrupsion për trajnimin e kapaciteteve njerëzore me ekspertizën e shkëlqyer që ofrohet nga ANAC.

 "Do punojmë me moton: Dy agjenci një drejtim! Një marrëveshje shumë e rëndësishme për Drejtorinë tonë. Do e shtrijmë procesin e edukimi për këtë problematikë në të gjithë sistemin arsimor", - tha Manja.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit

Berat/ E zuri poshtë një masiv guri teksa po punonte, arrestohet pronarja e shtëpisë, në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit